Home / Sport / I ati i Canes rrezikon burg, lojtari drejt Hamburgut

I ati i Canes rrezikon burg, lojtari drejt Hamburgut

Derisa kapiteni shqiptar i Marsejes eshte ne pritje te klubit te ri ne te cilin do te vazhdoje karrieren, babi i tij perballet me probleme ligjore.

Agim Cana, babai i futbollistit te shquar te Olimpikut te Marsejes eshte akuzuar se ka kryer ne menyre te paligjshme, ushtrimin e profesionit te agjentit (ai kercenoi nje komisioner gjate bisedimeve per zgjidhjen e kontrates, ne momentin kur Lorik Cana duhet te largohej nga klubi i PSG-se, per te kaluar te Olimpiku i Marsejes) dhe kulmi ka arritur kur sipas deshmive, Agim Cana i ka thene Michel Moutier: “Ne do t’ju tregojme metodat shqiptare”, duke imituar nje arme…). Monga, menaxheri i Canes nga ana tjeter, do te pergjigjet per “bashkefajesi te paligjshme dhe fshehje te praktikes se profesionit te lojtarit, puna si agjent, abuzim te te mirave sociale, si dhe falsifikim”. Jane marre ne konsiderate te gjitha pagesat e bera mes te treve, nga maji 2005 deri ne shtator 2006. Akuzat e diskutueshme nga avokati i tij, Fabrice Xhileta, ne gazeten “La Marselieze”, para shfaqjes se klientit te tij: “Nuk ka asgje te gabuar, faturat jane atje. FIFA e lejon rregulloren, qe babai te perfaqesojne te birin. Federata nuk merr parasysh ne kete rast, veprime disiplinore. Kthimi per investitoret eshte nje praktike e biznesit”. Por as kjo nuk mund ta pengoje prokurorine, qe te kerkoje 18-muaj burg dhe nje mase denimi prej 130 000 euro gjobe, kunder Agim Canes dhe nje denim te pezulluar nje vit, 230 000 euro gjobe dhe tre-vjecar te ushtruar kunder ndalimit, ndaj Patrick Mongas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *