Home / Lajme / Maqedoni / Individët më problematik se grupet.Siguria me tendencë të përmirësimit

Individët më problematik se grupet.Siguria me tendencë të përmirësimit

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka bërë të ditur se gjithsej 24 prishje të rendit janë bërë në brendi të qytetit, ndërsa 10 në venbanimet rurale.më më shumë se një e treta e tyre janë shkaktuar nga individë ndërsa më pak janë bërë nga grupe.Numri I përgjithshëm I personave të involvuar në këto incidente janë 68 prej të cilëve 49 janë të moshës mbi 25 vjet

Urim Hasipi
Tetovë, 8 qershor-Gjatë muajit të kaluar në Tetovë dhe rajonin e Pollogut, janë shënuar 51 prishje të rendit dhe të qetësisë publike.Në krahasim me muajin prill vërehet një rënie e numrit për 34.Numri më I madh I prishjes dhe rendit të qetësisë publike janë zbardhur dhe ligjërisht janë sanksionuar ndërsa për 34 raste është parashtruar kërkesë për procedurë kundërvajtëse.Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka bërë të ditur se gjithsej 24 prishje të rendit janë bërë në brendi të qytetit, ndërsa 10 në venbanimet rurale.më më shumë se një e treta e tyre janë shkaktuar nga individë ndërsa më pak janë bërë nga grupe.Numri I përgjithshëm I personave të involvuar në këto incidente janë 68 prej të cilëve 49 janë të moshës mbi 25 vjet.Prej kryerësve, meshkuj janë 63, ndërsa pjesëmarrës femra janë femra të moshës së ndryshme.Në 52 raste për periudhën e lartpërmendur kanë marrë pjesë persona të papunësuar.17 kanë qenë sulme fizike, rregjistruar 9 rahje, për muzikë të lartë 5 herë është intervenuar.Duke e krahasuar muajin maj me tre muajt e parë këtë vit gjendja e qetësisë publike në rajonin e Tetovës është pothuajse në të njejtin nivel, bëri të ditur policia, sipas së cilës por ka edhe përmirësim nga muaji prill

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *