Home / Sport / Iniesta: ‘Përjetësisht te Barcelona’

Iniesta: ‘Përjetësisht te Barcelona’

“Dua të mbyll karrierën te Barça”. Andres Iniesta shpreh dashuri të përjetshme për klubin blaugran. Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, në një intervistë tek e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” deklaroi se dëshiron që deri në fund të karierë së tij të luajë për Barcelonën.

“Reali i Madridit është dhe do të jetë gjithmonë një ekip i madh, por unë jam mirë këtu ku jam. Ëndësrroj të mbyll karrierën time te Barcelona. Jam 25 vjeç dhe kam mundësi të përmirësohem akoma. Nuk mendoj për Topin e Artë, por vetëm për tituj bashkë me ekipin. Guardiola punon shumë dhe me entuziazëm. Duam t’i japim vijimësi kësaj triolete fantastike që arritëm këtë vit.”

Për Iniestën qe përfolur një interesim i Realit të Madridit që deshi të kurorëzonte presidencën e Perezit me një tjetër lojtar të Barcelonës në radhët e Madridit. Edhe Masimo Morati shfaqu interes për lojtarin në kuadër të marrëveshjes për Ibrahimoviçin mes Interit dhe Barcelonës, por përgjigjja e Laportës ishte e prerë: JO.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *