Home / Sport / Interesim i madh për Skelën

Interesim i madh për Skelën

Ervin Skela është larguar nga Energie Cottbus dhe kjo ka zgjuar interesim të madh nga klubet tjera për transferimin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Skela është në kërkim të një klubi të ri, pasi Cottbus humbi statusin në elitën e futbollit gjerman.

“Aventura në Cottbus ka përfunduar. Kontrata nuk vlen për Bundesligën 2. Ka interesim nga klube të ndryshme, por ende nuk ka diçka konkrete. Por, ka interesim prej jashtë Gjermanisë”, ka thënë Skela.

Klubi turk, Bursaspor, ai zviceran Basel dhe ai gjerman Koblenz thuhet se janë në garë për Skelën.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *