Home / Lajme / Maqedoni / Ka ende tunele për tu hapur por ska kush!

Ka ende tunele për tu hapur por ska kush!

Pothuajse ka 50 vite e këndej ky shkëmbim tregtar është stopuar krejtësisht falë “malit që na ndan”.Sikur të kishte një tunel në këtë zonë atëherë në Prizren mund të arrihet jo më shumë se gjysëm ore.Por ky nuk është varianti I vetëm, zgjidhja tjetër është edhe rrugë që do të lidhte këta dy qytete përmes Kodrës së Diellit apo hapjes së ndonjë rruge apo pike kufitare.Tuneli që u hap ditë më parë nga dy kryeministrat shqiptarë, padyshim se është akt historik që duam apo sduam ta pranojmë na I kanë vënë në siklet autoritetet e Maqedonisë..

Koment
Urim Hasipi

Nuk ka kaluar as një javë nga përurimi I tunelit që bashkoi shpirtërisht dhe fizikisht shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, autoritetet e Maqedonisë dhe ato të Sërbisë kanë nxituar të kopjojnë këtë bashkim.

Pala sërbe dhe ajo maqedone kanë nxituar të liferojnë lajmin për hapjen e një vendkalimi kufitar në mes të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.Sikur të bëhet një tunel që do të bashkonte shqiptarët e anës së Tetovës me ata të Prizrenit atëherë kushedi se çfarë projekti do bënin sërbët dhe maqedonasit për të na kopjuar.Para shumë vitesh mos të themi më shumë se 50 vjet, tetovarët dhe prizrenasit kanë patur një shkëmbim të hatashëm dhe mjaft të suksesshëm tregtar mes veti dhe paramendoni vetëm me kuaj përmes maleve.

Kjo tregëti ka qenë fitimprurëse për të dy palët ndërsa në këtë kohë moderne kjo është ndalur.

Pothuajse ka 50 vite e këndej ky shkëmbim tregtar është stopuar krejtësisht falë “malit që na ndan”.Sikur të kishte një tunel në këtë zonë atëherë në Prizren mund të arrihet jo më shumë se gjysëm ore.Por ky nuk është varianti I vetëm, zgjidhja tjetër është edhe rrugë që do të lidhte këta dy qytete përmes Kodrës së Diellit apo hapjes së ndonjë rruge apo pike kufitare.

Tuneli që u hap ditë më parë nga dy kryeministrat shqiptarë, padyshim se është akt historik që duam apo sduam ta pranojmë na I kanë vënë në siklet autoritetet e Maqedonisë.

Ndërsa hyrja në Nato e Shqipërisë ishte goditja e radhës për shtetin e Maqedonisë, sepse si vend ka qëllim anëtarësim hyrjen në këtë aleancë por kjo u manifestua me blerjen e helikopterëve nga Rusia që është skadandal I radhës, sepse Rusia është një nga vendet anti NATO, që këto qëndrime I ka shpreh edhe publikisht, kurse qeveria aktuale bën gabim të madh sepse dëshiron të hy në NATO me helikpter rus.Goditja e radhës për maqedonasit vjen nga të dy vendet bashkërisht, Kosova dhe Shqipëria .

Hapja e tunelit mes Shqipërisë dhe Kosovës tregoi se këta dy vende kanë aleancë fisnore, apo më shkurt të them aleancë kombëtare dhe rrugët e këtyre dy vendeve synojnë Evropën por jo me blerje makineri ruse.

Manifestimi I xhelozisë shkoj deri aq larg sa të paralajmërohet hapja e një vendkalim kufitar mes Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.Megjithatë më brengosëse është se a do te kenë xhelozi partitë politike shqiptare apo më qartë partia shqiptare në pushtet BDI që të inicojë një projekt kaq madhor, pra të lidh Tetovën me Prizrenin, që do të ishe në dobi të dy vendeve, por do të ishte edhe një urë lidhëse mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Përderisa më parë flitej për bashkim të shqiptarëve dhe kjo po ndodh me projekte konkrete, ndërsa tani më të gjithë janë bindur se ky bashkim nuk shkon në dëm të askujt.Pse të mos u hapte një tunel I këtillë dhe me siguri askujt nuk do t`I pengonte

Tani më është bërë edhe monoton të shkruash për burgosjet, shantazhet, diskriminimet në buxhet, në punësime, investimet infrastrukturore, kulturë, asrim sport etj, por më e keqja është se debate zhvillohet rreth këtyre temave sa që ndonjëherë as fundi nuk I duket.Ka diskriminim, ka reagime nga opozita dhe kaq, asgjë më shumë dhe shteti vazhdon të funskionojë me avazin apo kademin e vjetër pa mos I lëvizur qepriku, pa mos pasur asnjë që do të ndal këtë çmenduri dhe aventurë të Gruevskit dhe bashkëqeverisësve të tij.

Nga kjo situatë vërehet qartë se faktori politik shqiptar nuk është më faktor por vetëm shërbyes në qeveri.

Nëse se paku maqedonasit shprehën xhelozinë e tyre me vepër patriotike duke blerë helikopter rus dhe hapje të një vendkalimi kufitar mes Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës atëherë edhe grupacioni shqiptar që është në qeveri duhet të shpreh xhelozi me ndonjë tunel nga Tetova në Prizren.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *