Home / Sport / Kaka: ‘Doja të qëndroja te Milani’

Kaka: ‘Doja të qëndroja te Milani’

Duke marrë parasysh se ashtu siç ishte paralajmëruar disa herë gjatë ditëve të kaluara se të hënën do të zyrtarizohet kalimi i Kakas nga Milani në klubin mbretëror, opinionit dje iu ka drejtuar edhe Kaka, i cili ka vënë në pah se ai nuk deshi të shkojë në Real Madrid, por shkoi, sepse Milan ka krizë financiare dhe këtë e ka bërë për të mirën e klubit.

Nga Recife, Rikardo Kakà dëshiron menjëherë t’i bëjë të ditur botës arsyet e kalimit të tij te Reali i Madridit: ‘Dëshira ime ishte të vazhdoja me Milanin- tregon braziliani – por kriza financiare goditi shume klube, midis tyre edhe Milanin. Kështu fola me klubin dhe ramë dakord se gjëja më e mirë të gjithë ishte transferimi im. Ishte një sakrificë, por Milani nuk ka asnjë faj.’

“Tani mund ta them zyrtarisht se jam një lojtari i Realit të Madridit”. Fjala e fundit i përket atij, djaloshit që për gjashtë vjet ka mbartur mbi krahët e tij Milanin. Pastaj vjen edhe një përqafim i fundit për ekipin: ”Lidhja ime zyrtare me Milanin përfundoi, por lidhja shpirtërore me klubin kuqezi nuk përfundon kurrë. Gjithçka, deri në momentin e fundit, ka qenë përbashkët. Dal nga dera kryesore e klubit. I jam shumë mirënjohës Milanit dhe Berluskonit.”

“Nuk ishte zgjedhje për para”

“Milani kurrë nuk kishte kaluar një krizë të tillë si kjo; është absolutisht hera e parë që klubi ka menduar të shesë një lojtar” vazhdon Kaka. Duke përshkruar situatën e krijuar që në janar me ndërhyrjen e Mançester Sitit. Për sa më përket mua, kujtoj të kem thënë se në rast se do largohesha nga Milani, do kisha shkuar te Reali transferimi i m nuk kishte të bënte aspak me aspektin financiar personal, sepse kam patur oferta superiore ndaj asaj madrilene”,deklaroi Kaka duke nënkuptuar ofertën prej 15 milionë eurosh sezon ofruara nga Mançester Siti.

“Në Madrid për të fituar gjithçka”

Tashmë vjen epoka e një faze të re në karrierën e Kakasë. “do jem bashkë me lojtarë që kanë bërë histori si Raul e Kasijas. Me ta do mundohemi të ndërtojmë edhe njëherë Realin e madh, si në Spanjë, ashtu edhe në Evropë’ deklaroi Kaka duke vlerësuar projektin sportiv të Perezit. ”Tani jam 27 vjeç, si lojtar kam fituar gjithçka kam mundur, e tani po shkoj në një nga klubet më të mira në botë, por që ende s’kam fituar gjë me të: kjo do të jetë motivimi im i madh. Shpresoj të thyejmë hegjemoninë e Barcelonës dhe të nisim atë të Realit.”

Një kuriozitet: te Reali Kaka dëshiron një numër që te Milani nuk mundte dot ta kërkonte: “Dëshiroj të luaja me fyellin numër 6, jo atë 5, që ka qenë e Zidanit. Nuk më pëlqen të vesh atë fanellë pikërisht për historinë e saj me Zidanin. Ai do jetë një shembull për mua, por unë do doja të shkruaja historinë time.”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *