Home / Sport / Kaka për 65 milion € në Madrid

Kaka për 65 milion € në Madrid

Mediet në Spanjë shkruajnë se kalimi i reprezentuesit brazilian Kaka nga Milani në Real të Madridit është punë e kryer.

Sipas radios spanjolle Cadena SER, Real Madrid do t’i paguajë 65 milion euro AC Milanit, për transferimin e Kakas.

Me vite është spekuluar se ylli brazilian do t’i bashkohet gjigantit spanjoll dhe me rikthimin e ish-presidentit Florentino Perez këtë javë, spekulimet kanë mbërritur kulmin.

Tashmë, burimet e mediave spanjolle thonë se palët janë pajtuar dhe Cadena SER ka njoftuar se për çmimim prej 65 milion euro janë pajtuar të gjitha palët.

E tëra që ka mbetur janë disa çështje personale me Kakan, i cili do të përfitojë 9 milion euro në (175 mijë euro në javë) për pesë sezonet e ardhshme.

Ndërkohë, 27 vjeçari është në kamp përgatitor me kombëtaren e Brazilit që këtë fundjavë do të përballet me Uruguain, që nënkupton se për momentin ai nuk mund të jetë fizikisht prezent për të nënshkruar një kontratë me Real Madridin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *