Home / Sport / Kalderon: Ronaldo ka gënjyer tifozët e Mançesterit për 6 muaj

Kalderon: Ronaldo ka gënjyer tifozët e Mançesterit për 6 muaj

Ish-presidenti i Realit të Madrid, Ramon Kalderon, ka pohuar se pikërisht ai është më i merituari për transferimin e Kristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, ngase marrëveshja është arritur para 6 muajsh.

“Ronaldo ka pranuar për t’u bashkuar me Realin para gjashtë muajsh. Gjatë tërë kësaj kohe ai ka gënjyer tifozët e Mançester Junajtedit duke pohuar se dëshiron të mbetet pjesë e atij klubi. Edhe drejtuesit e Mançesterit e kanë ditur fare mirë këtë gjë”, ka pohuar Kalderon, i cili meritat për realizimin e këtij transferi ia ka dedikuar vetës. “E kam përfunduar çështjen e transferimit të Ronaldos para se të ikja nga posti i presidentit. Të themi se ishte një marrëveshje xhentëlmenësh. U pajtuam që të mos e transferojmë Ronaldon deri në fund të edicionit. Fergusoni dëshironte ta mbante, sepse kishte nevojë për të deri në fund të edicionit. Bëra atë që duhej bërë. Ishte kjo një punë e rëndësishme. Kam dhënë maksimumin tim dhe arrita ta bind Ronaldon se ardhja e tij në Real është gjëja më e mirë për të ardhmen e tij. Kjo është e tëra. Nuk kam asgjë kundër se tash këtë futbollist do ta prezantojë një president tjetër në ‘Santiago Bernabeu’. Kjo nuk është e rëndësishme. I rëndësishëm është vetëm Reali i Madridit. E kam bërë këtë për klubin dhe më vjen mirë që ia kam arritur këtij qëllimi”, ka nënvizuar Kalderon. “Mendoj se Ronaldo është një përforcim i shkëlqyeshëm për Realin. Ai do t’i jep forcë skuadrës dhe do ta rrisë atraktivitetin në lojë. Ai është njëri nga futbollistët më të mirë në botë”, ka shtuar Kalderon.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *