Home / Lajme / Maqedoni / Keshilltaret perplasen per keshillat e shkollave

Keshilltaret perplasen per keshillat e shkollave

Këshilltarët e PDSH-së emërimet e përfaqësuesve të komunës në këshillat e shkollave i kanë vlerësuar si politike dhe familjare. Koordinatori i grupit të këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma tha se nuk duam të marrim pjesë në këtë pikë të rendit të ditës, për shkak se nuk gjetëm mirëkuptim dhe vullnet politik për pjesëmarrjen tonë aktive dhe me përgjegjësi në këshillat e shkollave.

30 Qershor 2009

Grupi i këshilltarëve të PDSH-së dhe LSDM-së, e kanë lëshuar seancën e tretë të Këshillit të komunës, të mbajtur të hënën, në momentin kur është votuar Propozim-vendimi për emërimin e përfaqësuesve të komunës në këshillat shkollor të Shkollave fillore të komunës së Tetovës, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm dhe kanë miratuar të gjitha pikat tjera të rendit të ditës.

Këshilltarët e PDSH-së emërimet e përfaqësuesve të komunës në këshillat e shkollave i kanë vlerësuar si politike dhe familjare. Koordinatori i grupit të këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma tha se nuk duam të marrim pjesë në këtë pikë të rendit të ditës, për shkak se nuk gjetëm mirëkuptim dhe vullnet politik për pjesëmarrjen tonë aktive dhe me përgjegjësi në këshillat e shkollave.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, Atilla Rexhepi, tha se nuk ka kurrfarë shkelje ligjore dhe statutare në emërimin e përfaqësuesve të komunës në këshillat e shkollave. Sipas tij, marrëveshjet mes partive vlejnë për komisionet komunale dhe jo për këshillat dhe organet, nëpërmjet të cilave realizohen objektivat programore të një partie. Ai tha se do të ketë bashkëpunim mes kryetarit dhe shumicës së këshillit të komunës, por sipas tij demokracia njeh gishtat.

Paraprakisht këshilltarët e PDSH-së dhe partive tjera opozitare kanë kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të tërhiqet dhe komisioni për mandate dhe emërime edhe njëherë të marr në shqyrtim kërkesën për pjesëmarrje proporcionale në këshilla të përcaktuar edhe me ligj. Sipas tyre, kjo pjesëmarrje do të mundësonte rritjen e kualitetit në punën e këshillave. Vendimin e shumicës së këshillit për të miratuar vetëm përfaqësuesit nga radhët e tyre, këshilltarët e PDSH-së e kanë quajtur diktat dhe mungesë vullneti politik për të bashkëpunuar. Opozita ka kërkuar që në këshilla të marrin pjesë ekspert dhe jo të bëhet partizimi i tyre.

Në seancën e tretë të Këshillit të komunës së Tetovës është diskutuar edhe për gjendjen aktuale të Shoqatës për transport “Polet” SHPK Tetovë, e cila është vlerësuar si tepër e vështirë dhe e komplikuar. Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, tha se kjo shoqatë është në borxhe të mëdha, ndërsa komuna si themeluese ka për obligim të gjejë zgjidhje për të gjithë ata punëtorët që nuk kanë marrë rroga muaj të tërë.

Këshilli i komunës miratoi konkluzionin e komisionit për çështjen e “Polet”-it, me të cilin parashihet që të formohet një komision i posaçëm i përbërë nga kryetari komunës së të Tetovës, Sadi Bexheti, kryetari i këshillit, Irfan Emini dhe përfaqësuesi i sindikatës së kësaj shoqate, të cilët në afat sa më të shkurt do ta shqyrtojnë situatën dhe në seancën e ardhshme të këshillit do të dalin me propozim konkret për zgjidhjen problemit me SHPK “Polet”.

Në këtë seancë është miratuar edhe Propozim-raporti i kuartalit të parë për realizimin e buxhetit, propozim-vendimi për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive të Këshillit të komunës si dhe Propozim-vendimi për lirimin nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e kompleksit universitar të USHT-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *