Home / Sport / Kupa e Konfederatave: Spanja dhe Afrika e Jugut në gjysmëfinale

Kupa e Konfederatave: Spanja dhe Afrika e Jugut në gjysmëfinale

Spanja ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 kundër Afrikës së Jugut, në kuadër të Grupit A të Kupës së Konfederatave.
Me këtë fitore Spanja ka thyer edhe një rekord duke shënuar fitoren e pesëmbëdhjetë radhazi dhe kështu qëndron para Brazilit, Francës dhe Australisë që kanë arritur të shënojnë nga katërmbëdhjetë fitore radhazi .

Kombëtarja e Spanjës në futboll shënoi fitoren e tretë radhazi në grupin A, në kuadër të kupës së Konfederatave që po zhvillohet në Afrikën e Jugut. Spanja u tregua e pamëshirshme edhe ndaj mikpritësit, Afrikës së Jugut, duke e mundur me rezultat 2:0. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0:0, ndërsa në të dytën spanjollët treguan lojë më të mirë dhe si pasqyrë e kësaj shënuan dy gola. Futbollisti D. Villa e huqi penalltinë në minutën e 52-të, ndërsa një minutë më vonë ai shënoi golin e epërsisë për Spanjën. Në minutën e 72-të spanjollët shënojnë golin e dytë dhe të fitores 2:0 nëpërmjet futbollistit F. Llorente. Spanja renditet e para në grupin A me të gjitha fitore, duke shënuar gjithsej tetë gola dhe nuk ka pranuar asnjë gol në portën e saj. Afrika e Jugut me gjithë humbjen nga Spanja siguroi hyrjen në gjysmëfinale, duke iu falenderuar barazimit në mes Irakut dhe Zelandës së Re. Spanja në gjysmëfinale takohet me të dytin e grupit B, ndërsa Afrika e Jugut më të parin. Nesër zhvillohen edhe ndeshjes e xhiros së tretë të grupit B, ku do të dihet përfundimisht kush më kënd do të ballafaqohet në gjysëmfinale. Në grupin B takohen: Egjipti-SHBA dhe Italia-Brazili, që të dyja ndeshjet fillojnë në orën 20.30.

Grupi A

Afrika J-Spanja 0:2

Iraku-Zelanda e Re 1:0

Tabela

1. Spanja 3 3 0 0 8:0 9

2. Afrika e J. 3 1 1 1 2:2 4

3. Iraku 3 0 2 1 0:1 2

4. Zelanda e re 3 0 0 3 0:7 0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *