Home / Lajme / Botë / Kush fle pak shton në peshë

Kush fle pak shton në peshë

Gjatë vëzhgimit të një grupi personash, të cilët për pesë ditë u lanë që të flinin me orë të reduktuara, u pa se ata shtuan 1.3 kilogramë, në ndryshim nga persona të tjerë të cilët fjetën normalisht, si dhe konsumuan tre vakte të plota.

Kështu të flesh 4-5 orë në natë, redukton deri në 30 përqind leptinën, një hormon që mban nën kontroll oreksin, ndërsa rritet grelina, hormoni që stimulon urinë

Kush mendon se të fjeturit pak e dobëson e ka gabim. Madje reduktimet e gjumit të shtojnë në peshë. Këto janë të dhënat e prezantuara gjatë zhvillimit të “Sleep 2009” , takimit të Shoqatës Mjekësore të Gjumit që po mbahet në SHBA.

Gjatë vëzhgimit të një grupi personash, të cilët për pesë ditë u lanë që të flinin me orë të reduktuara, u pa se ata shtuan 1.3 kilogramë, në ndryshim nga persona të tjerë të cilët fjetën normalisht, si dhe konsumuan tre vakte të plota.

Kështu të flesh 4-5 orë në natë, redukton deri në 30 përqind leptinën, një hormon që mban nën kontroll oreksin, ndërsa rritet grelina, hormoni që stimulon urinë.

Nuk është e rastësishtme që në dhjetëvjeçaret e fundit, masa mesatare trupore është rritur për shkak të reduktimit të gjumit nga 8-9 orë që ishte në vitet ’60 në 6-7 orë që është sot.

Ndaj mjekët thonë se çdo natë njerëzit nuk duhet të flenë më pak se 7-8 orë për t’u plotësuar me gjumë, si dhe për të mbajtur nën kontroll trupin.

Jo normal është edhe gjumi i tepërt i cili jo vetëm që sjell shëndet të tepruar,po edhe këputje, pasitivitet dhe shumë dëshirë për ushqim.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *