Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi miratoi ligj për garanci të debisë prej 100 milionë eurosh nga BE-ja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Kuvendi miratoi ligj për garanci të debisë prej 100 milionë eurosh nga BE-ja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Me ligjin, që e përkrahën të gjitha grupet parlamentare, shteti jep garanci për 100 milionë euro hua nga Banka investuese evropiane, të cilat do të dedikohen për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si një nga pakot e masave antikrizë të Qeverisë.

Ndërmarrjet e Maqedonisë, para nga debitë presin të marrin pas mbarimit të gjitha procedurave formale me nënshkrim të marrëveshjeve për garanci dhe për përkrahje mes Bankës investuese evropiane, Qeverisë dhe Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit.

Kuvendi i Maqedonisë sot në vazhdimin e dytë të seancës së 59-të me 63 vota “pro” dhe asnjë “kundër” e miratoi ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë në obligimet pas Marrëveshjes për hua, dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si edhe projekte të tjera prioritare, i cili do të lidhet mes Bankës investuese evropiane dhe Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, me procedurë të shkurtuar.

Me ligjin, që e përkrahën të gjitha grupet parlamentare, shteti jep garanci për 100 milionë euro hua nga Banka investuese evropiane, të cilat do të dedikohen për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si një nga pakot e masave antikrizë të Qeverisë.

Ndërmarrjet e Maqedonisë, para nga debitë presin të marrin pas mbarimit të gjitha procedurave formale me nënshkrim të marrëveshjeve për garanci dhe për përkrahje mes Bankës investuese evropiane, Qeverisë dhe Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit.

Debinë, Banka e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit e merr me afat për kthim prej katër maksimum deri në 12 vjet për pjesën që ka të bëjë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Do të tërhiqet në 25 transhe. Grejs periudha është katër vite. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të dorëzojnë projekte deri te bankat afariste, të cilat duhet tu përgjigjen për katër deri në gjashtë javë.

Me votimin për Ligjin për debi nga BE-ja janë debatuar të gjitha pikat nga rendi i ditës të seancës së 59-të, ku më pas Kuvendi e filloi vazhdimin e parë të seancës së 60, me diskutim për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë dhe të ardhura të tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar në Republikë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *