Home / Lajme / Maqedoni / Lëkundet kabineti i Gruevskit

Lëkundet kabineti i Gruevskit

ërfaqësuesit të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) paralajmërojnë rikonstruimin e Qeverisë dhe ndërrimin e dikastereve me VMRO-DPMNE-në. Poashtu edhe burime pranë partisë VMRO-DPMNE lënë të hapur mundësinë e rikonstruimit, që siç bëhet e ditur është planifikuar para zgjedhjeve lokale dhe presidenciale midis Ahmetit dhe Gruevskit.

Zëvendëskryeministri për evrointegrime Ivica Bocevski ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke lënë të hapur mundësinë e rikonstruimit të kabinetit qeveritar

Përfaqësuesit të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) paralajmërojnë rikonstruimin e Qeverisë dhe ndërrimin e dikastereve me VMRO-DPMNE-në. Poashtu edhe burime pranë partisë VMRO-DPMNE lënë të hapur mundësinë e rikonstruimit, që siç bëhet e ditur është planifikuar para zgjedhjeve lokale dhe presidenciale midis Ahmetit dhe Gruevskit.

“Po edhe kjo çështje është e hapur që mund të ndërrohen ministra të tjerë apo të bëhet ndryshimi i ministrive midis partnerëve të koalicionit”, theksojnë burime për “24 orë” nga taborri i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku nuk ka komentuar largimin e Bocevskit nga detyra, por duke mos dhënë detaje lidhur me rikonstruimin e mundshëm.

Ivica Bocevski dha dorëheqje të parevokueshme të funksionit zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Ai në dorëheqjen e parashtruar deri te kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski thekson se kontributi i tij në Qeverinë aktuale është tërësisht i shterrur.

Në skenarin e partnerëve të koalicionit, sidomos nga VMRO-DPMNE ishte planifikuar edhe kyçja e Demokracisë së Re në kuadër të koalicionit, mirëpo pas insistimeve të BDI-së, kjo parti e afërt me kryeministrin Gruevski është përjashtuar nga agjenda e përfshirjes në Qeveri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *