Home / Sport / Leonardo, trajner i Milanit

Leonardo, trajner i Milanit

Drejtuesit e Milanit kane reaguar shpejte dhe ne vend te te larguarit Karlo Anceloti, kane vendosur Leonardon. Braziliani do te drejtoje “kuq e zinjte” ne dy vitet e ardheshme.

Pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, Milan e ka zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Ai do të jetë braziliani Leonardo, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin Rossoner.

“Mbi të gjitha dua ta nënvizoj ndjenjën e madhe që më lidh me Milanin. Është një ditë speciale për mua, një situatë ndryshe nga ajo që e ëndërroja që kur isha fëmijë. Jam në këtë klub qe 12 vjet. Mund të përmirësohemi ende, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë tekniko-taktik. Dhe, unë ndihem përgjegjës i kësaj strukture”, tha Leonardo, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist e kaloi tek Milan.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *