Home / Sport / Liga Evropiane me 5 arbitra

Liga Evropiane me 5 arbitra

Kompeticioni që në vitin e ardhëshëmn do të zëvendësojë Kupën e UEFA-së, do të ndryshojë edhe për një gjë tjetër. Sipas informatave të fundit, në përballjet e Ligës Evropiane drejtësinë do ta ndajnë pesë arbitra. Këtë lajm e publikoi kryetari i Federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA-së), Sep Blater, i cili konfiromoi se shtëpia e futbollit Evropian (UEFA), e ka pranuar këtë eksperiment.

Tre referët të cilët deri tash kanë ndarë drejtësinë në ndeshjet e futbollit edhe më tej do të marin vendet e njëjta. Arbitri kryesor do të qëndrojë në fushë, ndërsa dy ndihmësit detyrën e tyre do ta kryejnë rreth vijave kufizuese të fushës. Dy arbitrat rij do të qëndrojnë pas portave dhe me arbitrin kryesorë do të komunikojnë përmes ndëgjueseve.
Drejtuesit e UEFA-së mendojnë se dy arbitrat plotësues do të sjellin përparim në sjelljen e vendimeve dhe sjellja e tyre do të kontribojë për zvogëlimin e vendimeve diskutabile

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *