Home / Sport / Lipi: E ardhmja do të jetë më e mirë

Lipi: E ardhmja do të jetë më e mirë

Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marçelo Lipi, nuk është ankuar shumë në djelmoshat e tij, pas humbjes së thellë ndaj Brazilit 3:0, e cila i kushtoi me eliminim nga Kupa e Konfederatave që në fazën e grupeve.

“Brazili është njëra nga skuadrat kombëtare më të mira në botë, kurse paraqitja jonë nuk ishte aq e mirë. U eliminuam, kjo ishte e dhimbshme për ne, por rrugëtimi ynë vazhdon. Opinioni nuk duhet ta kuptojë këtë humbje si debakël, as të mos insistojë në ndryshimin e plotë të kombëtares dhe në ripërtëritjen e saj, sepse është e nevojshme të kemi një maturi të personalitetit, përvojën dhe një sjellje të vërtet për ndeshje të mëdha. Ky rezultat është ajo që ne mundemi të arrijmë për momentij, por kjo nuk do të thotë se e ardhmja nuk do të jetë më e mirë”, ka theksuar Lipi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *