Home / Sport / Lorik Cana, ne 5 blerjet me te mira te Marsejes

Lorik Cana, ne 5 blerjet me te mira te Marsejes

Olimpiku i Marsejes ka filluar nga analizat thelbësore. Tashme ata e kane stiluar një liste me blerjet me te mira ne sezonet e fundit.

Ne ketë liste është edhe kapiteni shqiptar Lorik Cana i ardhur nga PSG ne 2005 për 3 milionë euro dhe qe tashme vlerën aktuale e ka 14 milionë.

Ardhja e tij ne ketë klub nuk u pa me sy te mire nga tifozët. Dhe nuk ka qene deklarata e bujshme e Canes “Marseja është klubi i zemrës sime”, ajo qe i beri ata te ndryshojnë mendje. Megjithatë, brenda disa muajsh, Cana do te behej një lojtar i preferuar tifozëve marsejeze.

Gjithmonë i gatshëm, gjithçka ne fushe, i afte për ndërhyrje vendimtare, me një fryme luftëtari, shqiptari ka pushtuar zemrat ne stadiumin “Velodrome”. Kuotat e tij u shtuan me dy golat ndaj PSG-se. Ne ketë sezon ka bere një performance te shkëlqyer. Bashke me te, ne listën e blerjeve me te mira te Marsejes janë edhe Riberi, Mandanda, Niang dhe Valbuena.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *