Home / Sport / Maqedonia dhe Norvegjia, barazojn pa gola

Maqedonia dhe Norvegjia, barazojn pa gola

Trajneri i ri i Maqedonisë Mirsad Jonuz, ka debutuar me barauzim pa gola kundër Norvegjisë në Shkup. Maqedonia paralajmëroi fitore, të cilën e kërkoi gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo edhe përkundër disa rasteve të mira, rrjetat mbetën të paprekura. Agron Memedi u përfshi në procerzverbalin e kësaj përballje,mirëpo të gjithë 90-të minutat i ndoqi nga pankina, duke mos marrë rastin të debutojë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka barazuar pa gola me Norvegjinë në kuadër të eliminatore për botërorin e futbollit Afrika e Jugut 2010. Të dyja përfaqësueset para ndeshjes paralajmëronin se do të kërkojnë tre pikë,por megjithatë asnjëra nuk arriti të realizojë cakun e dëshiruar, duke mbyllur neshjen me rezultatin më të padëshiruar që nu i konvenon asnjërës përfaqësuese.
Duke e mbyllur këtë takim me barazimin pa gola dhe ndarjen e pikëve Maqedonia dhe Norvegjia në minimum ulën gjasat e tyre për të zënë vendin e dytë në grupin e nëntë eliminator. Kështu ky rezultat më së shumti iu përshtatet përfaqësueseve të Skocisë dhe Islandës. Maqedonia pas pes ndeshjeve të zhvilluara mbeti në pozitën e katërt me katër pikë, ndërsa norvegjezët mbetën të fundit me tri pikë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *