Home / Sport / Maqedonia mund Islanden 2:0

Maqedonia mund Islanden 2:0

Perfaqesuesja e Maqedonise ne futboll ka shenuar fitore 2:0 perballe Islandes, duke mare fitoren e dyte ne keto eliminatore. Stojkov ne minuten e 10-te dhe Ivanovski ne te 86 ishin autor te golave per Maqedonine, e cila tani me 7-te pike gjendet ne poziten e trete.

Ate cka planifikuan dhe paralajmeruan futbollistet e Maqedonise arriten ta realizojne, duke mare fitore te sigurte 2:0 perballe Islandes. Fitorja ishte imperativ i vetem per Maqedonine, posacerish pas barazimit 0:0 me Norvegjine te shtunen. Ne kushte te veshtira per loje, per shkak motit shume te nxehte, Maqedonia avansoi ne minuten e 10-te,kur Despotovski bukur kaloi dy futbolliste kundershtar dhe krosoi ne zone, ndersa “shateshkurti” Stojkov me koke solli epersi. Ne vazhdim Maqedonia vazhdoi e sulmoje, ndersa miqte totalisht u humben ne te nxehtin e madh qe kishte kapluar Shkupin. Ne kushte te tilla vendasit kishin edhe disa raste te mira, mirepo pa mundur te gjejne golin e dyte.
Ne pjesen e dyte imazhe te njejta ne fushe. Maqedonia sulmonte, ndersa mysafiret totalisht te painteresuar per loje. Ne kete periudhe vlen te ceket se referi kryesor kishte disa vendime dikutabile,kur mundej dhe duhej te pakten te tregonte nje penalti per Maqedonine. Ne 10-te minutat e fundit vendasit paten hovin e fundi drejt portes islandeze. Ilco Naumovski kishte nje tentim t dyfishte per te shenuar, mirepo portieri kundershar ne menyre te cudishme shpetoi porten e tij. Megjithate ai nuk mundej te bej asgje ne minuten e 86-te kur pas depertimit te Grozdanovskit, debutuesi Filip Ivanovski nga afersia dergoi topin ne rrjete.
Ne fund fitore e merituar e Maqedonise me te cilen dalin ne poziten e 3-te me pike te barabarta me Skocine.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *