Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e re e propozuar nga PDSH-ja parasheh kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar

Marrëveshja e re e propozuar nga PDSH-ja parasheh kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar

Sipas këtij dokumenti, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do të jetë shqiptarë dhe koalicioni qeveritar do të bëhet mes asaj partie shqiptare që fiton legjitimitetin e votuesve shqiptarë dhe partisë maqedonase fituese e zgjedhjeve. Sipas analistëve me marrëveshjen e re shqiptarët do të përfaqësohen në të gjitha institucionet shtetërore, vertikalisht dhe horizontalishtë. “Reforma në ndarjen e pushtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Partia Demokratike Shqiptare me ekspertët e saj është duke punuar intenzivishtë në përgatitjen e marrëveshjes së re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila parasheh të sjellë ndryshime në sistemin politik të Maqedonisë .

Sipas këtij dokumenti, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do të jetë shqiptarë dhe koalicioni qeveritar do të bëhet mes asaj partie shqiptare që fiton legjitimitetin e votuesve shqiptarë dhe partisë maqedonase fituese e zgjedhjeve. Sipas analistëve me marrëveshjen e re shqiptarët do të përfaqësohen në të gjitha institucionet shtetërore, vertikalisht dhe horizontalishtë.

“Reforma në ndarjen e pushtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo do të thotë se do të ketë reformë në vet strukturën e qeverisë, gjegjësishtë reforma në ligjin për qeverinë dhe vendin e shqiptarëve në atë qeveri, vertikalishtë dhe horizontalisht. Kryetari i shtetit do të jetë ai që do të fitojë shumicën, por atëher kur trupi votues i shqiptarëve do të ketë peshën e numrit të real të votuesve mes shqiptarëve. Tash nuk ka qenë kështu”, deklaroi analisti, Njazi Muhamedi i cili është pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e marrëveshjes së re.

Sipas tij në regjistrimin e vitit 1994 sipas institutit Mbretëror të Anglisë , shqiptarë kanë qenë 800.060 në Maqedoni, ndërsa maqedonas 940.000. Do të thotë ky është realiteti “, thotë Muhamedi.

Kjo marrëveshje gjithashtu parasheh përparimin e marrëdhënieve ndëretnike, por edhe do ti mbrojë partit shqiptare nga klonimi të cilin vazhdimisht ia bëjnë liderët e partive maqedonase, dhe më këtë u marrin legjitimitetin.

Sipas modelit të PDSH-së, këto janë disa nga reformat të cilat duhet të ndikojnë në sistemin politik të Maqedonisë dhe mënyrën e funskionimit të shtetit, transmeton agjencia e lajmeve Ina

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *