Home / Sport / Materaci rinovon me Interin

Materaci rinovon me Interin

Edhe pse paralajmërohej se Materaci këtë verë do të ndrojë mjedis, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi që mbrojtësi italian ka vazhduar kontratën me Interin.

Mbrojtësi italian i Interit, Marko Materaci, 36 vjeçar, ka nënshkruar një kontratë me klubin zikaltër që e lidh mbrojtësin me klubin deri në vitin 2012. Megjithëse mbi mbrojtësin italian kishte oferta të shumta brenda Italisë si Fiorentina e Lacio, dhe jashtë saj si Totenhem e Mançester Siti, Materaci vendosi të mbyllë karrierën me klubin zikaltër.

Edhe pse nuk konsiderohet lojtar titullar, Materaci mund të konsiderohet një rezervë luksi për ekipin e drejtuar nga Mourinjo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *