Home / Sport / Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë

Mbyllet në barazim 1-1 miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë është mbyllur në barazim 1-1. Pas një loje paksa të mërzitshme për shkak të të nxehtit dhe faullave të shumtë, kuqezinjtë treguan disa sinjale pozitive.

Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen miqësore ndaj Gjeorgjisë së Hektor Kuperit. Në “Qemal Stafa” është zhvilluar edhe sfida e dytë nën drejtimin e Josip Kuzhesë, që ashtu siç pritej, u ka dhënë shansin futbollistëve të rinj të tregojnë veten e tyre. Në fushë ka qenë një formacion krejt ndryshe nga ai që u përball me Portugalinë ditën e shtunë, ndërsa i nxehti i madh nuk ndihmoi në zhvillimin e një loje cilësore. Gjeorgjianët arritën të kalonin në avantazh pas vetëm dy minutash lojë me anë të Tvalishvilit, që shfrytëzoi saktë një krosim nga e majta. Shqipëria pati dy mundësi të mira në minutat 20 dhe 21, por në fillim Kapllani e më pas Salihi, nuk arrijnë të shënojnë. Gjeorgjianët lehtë gjenin hapësira dhe mund të shënonin golin e dytë, por nuk kanë arritur. Kombëtarja shqiptare ka barazuar vetëm në minutën e 59-të, me një goditje të fortë të Agollit nga distanca. Deri në fund loja ka qenë e mërzitshme, për shkak të faullave dhe ndërrimeve të shumta dhe në shtesë, Jahmir Hyka ka një top të artë për të shënuar golin e fitores, por pa arritur. Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë nën drejtimin e Josip Kuzhesë, që ka marrë sinjale pozitive nga lojtarë si Vila, Hyka apo Agolli.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *