Home / Sport / Milani zyrtarisht nenshkruan me Cissokhon

Milani zyrtarisht nenshkruan me Cissokhon

Milan ka nënshkruar marrëveshje zyrtare me mbrojtësin francez të Portos, Aly Cissokho. Milan do të paguaj 15 milionë euro, si edhe nga një milionë euro për çdo trofe të fituar gjatë kohës së qëndrimit të Cissokhos në San Siro.

Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Portos, Aly Cissokho ka bërë të ditur të dielën nënkryetari i klubit italian, Adriano Galliani.

“Bisedimet kanë qenë mjaft intensive. Mendojmë se Cissokho është një lojtar i fuqishëm, pasi kjo është dëshmuar edhe me interesimin e skuadrave të rëndësishme evropiane, madje edhe në momentet vendimtare derisa po arrinim marrëveshjen. Mirëpo, në fund, miqësia jonë e gjatë me drejtuesit e Portos triumfoi”.

“Përvetësimi i Thiago Silvas, i cili ende nuk i ka mbushur 25 vjet, dhe Cissokho që ende nuk i ka 23 vjet, është përgjigje për një projekt preciz: një skuadër të re, të freskët, konkurruese dhe me baraspeshimin e llogarive. Kjo është rruga të cilën do ta ndjekim edhe në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, për faqen zyrtare të klubit.

“Marrëveshja është arritur falë miqësisë me presidentin e Portos” tha Galliani i cili shtoi se 21 vjeqari do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të hënën. Cissokho thuhet se i ka kushtuar Milanit 15 milionë euro dhe do të jetë përforcimi i parë i klubit pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti në Chelsea dhe mesfushorit Leite Kaka në Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *