Home / Lajme / Maqedoni / Modernizohet salla e Këshillit të Komunës së Gostivarit

Modernizohet salla e Këshillit të Komunës së Gostivarit

Me vendosjen e pajisjeve për përkthimi Këshilli i Komunës së Gostivarit do të bëhet me efikas, do shpejtohet puna e këshillit, këshilltarëve do tu mundësohet që të jenë më të qartë gjatë fjalimeve të tyre me çka do fitohet efikasitet edhe më i lartë në punën e këshillit komunal. Gjithashtu do të bëhet edhe incizimi i të gjithë materialit të seancave të këshillit.

Komuna e Gostivarit është në mesin e 29 komunave që ka fituar pajisje për përkthim simultan dhe kabina për përkthim. Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit do të vendosen dy kabina për përkthim, 31 mikrofona dhe 45 kufje.

Me vendosjen e pajisjeve për përkthimi Këshilli i Komunës së Gostivarit do të bëhet me efikas, do shpejtohet puna e këshillit, këshilltarëve do tu mundësohet që të jenë më të qartë gjatë fjalimeve të tyre me çka do fitohet efikasitet edhe më i lartë në punën e këshillit komunal. Gjithashtu do të bëhet edhe incizimi i të gjithë materialit të seancave të këshillit.

Në Këshillin e Komunës së Gostivarit përveç përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas gjithashtu bëhet edhe përkthimi i këshilltarëve të cilët flasin në gjuhën turke.

Projekti për vendosjen e pajisjeve për përkthim simultan e realizon Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë,(BNJVL). Ky projekt përfshin 29 komuna dhe BNJVL-n, kurse vlera e përgjithshme e këtij projekti arrin shumën afër 30 milion denar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *