Home / Sport / Moto GP, triumfon spanjolli Horge Lorenco

Moto GP, triumfon spanjolli Horge Lorenco

Spanjolli Horge Lorenco ka qenë më i shpejti në pistën e shtëpisë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valentino Rosi. Ndërkohë, vetëm vend i tretë për liderin e Botërorit Kejsi Stoner.

Horge Lorenco ka lënë sërish pas shokun e tij të skuadrës Valentino Rosi, duke marrë pole-positionin në Çmimin e Madh të Katalonjës. Piloti spanjoll i Jamahas ka dashur të bëjë një figurë të mirë përpara tifozëve të vet dhe në fund ia ka arritur, duke lënë pas me 13 të mijtat kampionin italian. Vendi i tretë i ka takuar australianit të Dukatit Kejsi Stoner, që ka lënë pas Andrea Doviciozon me Hondën zyrtare. Vetëm një vend i tetë për Dani Pedrozën, i rrëzuar në fund të xhiros, ashtu si edhe Kolin Eduards. Gara për Çmimin e Madh të Katalonjës do të zhvillohet ditën e dielë dhe duke parë renditjen e pilotëve në start, pritet të jetë e mbushur me emocione. Sa i përket renditjes së përgjithshme, Botërori kryesohet nga Kejsi Stoner me 90 pikë, i ndjekur nga Lorenco me 86 dhe Valentino Rosi me 81.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *