Home / Sport / NBA-Në finalen e madhe Lakers e Orlando

NBA-Në finalen e madhe Lakers e Orlando

Basketbollistët e Orlando Magic kanë shënuar fitore në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës së Lindjes në garat shtesë të Ligës NBA, kundër skuadrës Cleveland me rezultat 103:90, duke krijuar epërsi në 4:2 në seri dhe duke shkuar në finalen e madhe. Rivali i Orlandos në finalen e madhe do të jetë skuadra e LA Lakers, skuadër kjo që e kanë mposhtur dy herë në këtë stinor. Mirëpo, se si do shkojnë gjërat në këtë finale pritet të shihet.

Basketbollistët e Orlando Mexhik do të luajnë kundër LA Lejkers në finalen e madhe të Ligës së NBA-së.

Orlando, natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës në takimin e gjashtë të finales së Konferencës së Lindjes mposhti Klivlendin me rezultat 103:90 duke e përmbyllur serinë 4:2.

Për skuadrën nga Florida do të jetë kjo finalja e parë pas vitit 1995. Takimi i parë final në orar do të jetë të enjten në “Staplaes Center” të Los Angjelosit.

Skuadrës së Orlandos në fitoren e katërt i priu qendra e shkëlqyeshme, Duajt Hauvard i cili shënoi 40 pikë dhe pati 14 kërcime. Në radhët e Klivlendit, Lebron Xhejms shënoi 25 pikë.

Edhe pse është pritur finalja ndërmjet Kobi Brajantit dhe Lebron Xhejmsit, kjo kësaj radhe nuk do të ndodhë, edhe pse ishin të përgatitura reklamat për duelin e Kobit dhe Lebronit.

Orlando, gjatë tërë serisë finale kundër Klivlendit ishte skuadër më e mirë dhe me plot meritë kaloi në finale.

Herën e fundit kur Orlando luajti në finale në radhët e saj kishte Shekil O’Nilin, i cili vetëm një vit më vonë braktisi Floridën, për të kalaur në Los Anxhelos.

Para vetëm gjashtë vjetësh, Orlando kishte mbyllur edicionin me vetëm 21 fitore në 82 takime, dhe ky bilanc i mundësoi që të zgjedh e para në draftin e atij viti.

Duajt Hauvard ishte basketbollisti që si i pari në draft u transferua në Florida.

Në ndeshjen e gjashtë në tribuna të “Amway Center” ishte i pranishëm edhe sportisti më i madh i shtetit të Floridës, Tajger Vuds (Golf).
Ekipi i Sten Van Gandit realizoi 12 treshe duke i demantuar të gjithë ata se është i pamundur kalimi në finale para Klivlendit (66 fitore në pjesën e rregullt të sezonit) dhe kampionit në fuqi – Boston Seltik.

“Për ne si ekip kjo është me rëndësi të madhe. E di se çfarë kanë folur për ne gjatë gjithë këtyre viteve. Ne mund të mposhtim çdo skuadër”, tha Duajt Hauvard.

Në ndeshjen më të dobët të serisë, Lebron Xhejms përveç 25 pikëve, Xhejms pati edhe nga shtatë kërcime dhe asistime. Megjithatë, lojtari më i mirë i Ligës, bëri krejt çka është e mundurr, por nuk e pati përkrahjen e bashkëlojtarëve të tij.

Delonte Vest shënoi 22, Mo Uilliams 17, derisa Anderson Varezhao 14 pikë.
Në skuadrën fituese përveç Hauvardit edhe katër basketbollist patën realizim dyshifror.

Rashard Luis shënoi 18, Mikael Pietrus 14, Rafer Alston 13, derisa Hido Turkoglu 10 pikë.

Turku në radhët e “Magjistarëve” megjithatë do të ketë rastin të luajë në finalen e madhe, pas humbjes në finalen e Konferencës Perëndimore si anëtar i Sakramentos.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *