Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni rreth 2.000 fëmijë jetojnë në rrugë

Në Maqedoni rreth 2.000 fëmijë jetojnë në rrugë

Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” thekson se Republika e Maqedonisë duhet urgjentisht ta zgjidh këtë problem me sigurim dhe realizim falas të arsimit të domosdoshëm për të gjithë fëmijët, me sigurim të vendeve të punës për një nga prindërit e fëmijëve të margjinalizuar dhe mësim shtesë për fëmijët të cilët e kanë braktisur arsimin e rregullt.

Me rastin e Ditës botërore kundër shpërdorimit të punës së fëmijëve – 12 Qershori, Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” përkujton se në Maqedoni rreth 2.000 fëmijë jetojnë në rrugë, pa përkujdesin e prindërve dhe se më së shpeshti ato janë viktima të formave më të këqija të abuzimit të punës së fëmijëve.

“Megjashi” thekson se neni 1 nga Konventa për ndalesë të formave më të këqija të punës së fëmijëve e obligon Republikën e Maqedonisë të ndërmerr masa urgjente për ndalesë dhe eliminim të formave më të këqija të abuzimit të punës së fëmijëve.

Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” thekson se Republika e Maqedonisë duhet urgjentisht ta zgjidh këtë problem me sigurim dhe realizim falas të arsimit të domosdoshëm për të gjithë fëmijët, me sigurim të vendeve të punës për një nga prindërit e fëmijëve të margjinalizuar dhe mësim shtesë për fëmijët të cilët e kanë braktisur arsimin e rregullt.

Në botë ka afërsisht 218 milionë fëmijë, puna e të cilëve shpërdorohet, 72 milionë asnjëherë nuk kanë qenë në shkollë, ndërsa 12 milionë kanë qenë viktima të trafikimit me njerëz.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *