Home / Lajme / Maqedoni / Në tregun e Maqedonisë për letra me vlerë prej sot procesverbale shtetërore me klauzolë devizore

Në tregun e Maqedonisë për letra me vlerë prej sot procesverbale shtetërore me klauzolë devizore

Në ankandin e proces-verbaleve shtetërore tremujore do të ofrohen 650.000.000 denarë me shkallë kamatore prej 5,45 për qind, ndërsa në ankandin e proces-verbaleve shtetërore 12-mujore do të ofrohet vlerë prej 350.000.000 denarëve me shkallë kamatore prej 7 për qind. Krahas këtyre, do të mbahet edhe një ankand i rregullt i proces-verbaleve tremujore pa klauzolë devizore ku do të ofrohen një miliardë e 200 milionë dollarë.

Ministri i Financave sot në tregun e letrave shtetërore me vlerë për herë të parë do të ofrojë proces-verbale shtetërore me klauzolë devizore.

Me instrumentin e ri financiar, siç paralajmëroi Ministria e Financave, përmes ankandeve të para do të ofrohen proces-verbale tremujore dhe 12 mujore.

Në ankandin e proces-verbaleve shtetërore tremujore do të ofrohen 650.000.000 denarë me shkallë kamatore prej 5,45 për qind, ndërsa në ankandin e proces-verbaleve shtetërore 12-mujore do të ofrohet vlerë prej 350.000.000 denarëve me shkallë kamatore prej 7 për qind. Krahas këtyre, do të mbahet edhe një ankand i rregullt i proces-verbaleve tremujore pa klauzolë devizore ku do të ofrohen një miliardë e 200 milionë dollarë.

Nga Ministria e Financave presin që këto proces-verbale shtetërore do të ofrojnë interes tek ata të cilët duan të mbrohen nga rreziku valutor. Deri tani interes kanë paraqitur më shumë kompani, kompani sigurimesh dhe persona fizikë.

Vendosja e letrave shtetërore me vlerë me klauzolë devizore është instrument standard, i cili shfrytëzohet në Kroaci, Turqi dhe në vendet e tjera të rajonit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *