Home / Lajme / Maqedoni / Nesër në Amsterdam sfilatë e modës e stilistes shqiptare Aida Saraçini

Nesër në Amsterdam sfilatë e modës e stilistes shqiptare Aida Saraçini

Shkupjanja 23-vjecare e zgjodhi si temë “Endërrat dhe ankthi” pas një përjetimi personal. Një natë Aida kishte një ëndërr, ku u shfaq xhaxhai i saj, të cilin ajo nuk e kishte parë për më shumë së një vit. Aida telefonoi për të pyetur se a ishte ai mirë, por fatkeqësisht kuptoi se gjendej në gjendje kome pas sulmit në tru që përjetoi paraprakisht (një ditë pasi ajo u kthye për ta parë në spital, ai vdiq). Kjo kishte një ndikim aq të madh saqë ajo filloi t’i kushtonte më shumë kujdes ëndrrave dhe filloi të interesohet se si njerëzit e tjerë i përjetojnë ato.

Pse ëndërrojmë? A ëndërrojmë për të fjetur apo flemë për të ëndërruar? A janë ëndrrat udhëzime nga bota shpirtërore, apo janë ato vetëm një përzierje nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, kur truri akumulohet përderisa ne pushojmë?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet e shumta, që secili njeri ia ka bërë vetës të paktën një herë në jetë. Këto ishin disa nga pyetjet, të cilave stilistja e re shqiptare nga Shkupi, Aida Saraçini mundohej t’iu përgjigjej gjatë hulumtimit për projektin e saj të ri, me të cilin ështe duke dilomuar nga departamenti i modës në Akademinë “Gerrit Rietveld” në Amsterdam të Holandës.

Shkupjanja 23-vjecare e zgjodhi si temë “Endërrat dhe ankthi” pas një përjetimi personal. Një natë Aida kishte një ëndërr, ku u shfaq xhaxhai i saj, të cilin ajo nuk e kishte parë për më shumë së një vit. Aida telefonoi për të pyetur se a ishte ai mirë, por fatkeqësisht kuptoi se gjendej në gjendje kome pas sulmit në tru që përjetoi paraprakisht (një ditë pasi ajo u kthye për ta parë në spital, ai vdiq). Kjo kishte një ndikim aq të madh saqë ajo filloi t’i kushtonte më shumë kujdes ëndrrave dhe filloi të interesohet se si njerëzit e tjerë i përjetojnë ato.

Sipas saj, arsyeja se pse disa njerëz nuk janë të interesuar për të ditur më shumë në lidhje me ëndrrat është se shumica e njerëzve kanë frikë nga e panjohura. Ata kanë frikë nga misteret e imazheve të cilat na paraqiten natën. Ata kanë frikë nga gjërat të cilat nuk mund t’i kuptojnë.

“Ne të gjithë ëndërrojmë çdo natë, por ëndrrat të cilat na japin një ankth dhe ndjenjë të tendosur janë ato të cilat ne i mbajmë në mend”, thotë Aida.

Ajo e bazoi koleksionin e diplomës mbi këtë, “Ëndrrat dhe ankthet”, pasi që janë ato të cilat lejnë gjurmë në ne. Ato lanë gjurmë në atë. Aida beson se ëndrrat janë aq të rëndësishme sa që na mbajnë në gjendje normale.

“Ne e lirojmë çmendurinë kur ëndërrojmë”, shpjegon ajo.

Në koleksionin e saj të ri, ajo zgjedh veshje gjenerike si: pallto që lidhen, triko, pantallona, fustane dhe i transformon ato në veshje që përsëri mund t’i njohim si pjesë veshjesh, mirëpo janë krejtësisht ndryshe dhe rëndë mund të identifikohen si pjesë gjenerike. Duke e përdorur mënyrën delikate të punës me materjal, teknika e saj shndërrohet në punim të veçantë, për të krijuar këtu një atmosferë të caktuar, e cila në këtë rast është si një ëndërr.

Ajo po ashtu i lë shumicën e veshjeve të duken si të papërfunduara pasi që beson se ëndrra nuk përfundon kurrë, por gjithmonë ndërpritet nga zilja, telefoni, zëri i partnerit…

Kolekcini i saj dhe kolekcionet e gjashtë kolegeve të saja: Chi Chi Lam, Linda Larssen, Denise Esser, Erna Einarsdóttir, Daphne van den Heuvel dhe Laura Kunji Baerwald, do të prezentohen nesër, më 19 qershor në objektin Beaurs van Berlage, në Amsterdam, që njëherit njihet edhe si ndërtesa më e njohur, kur është fjala tek evenimentet më të rëndësishme në lëminë e modës në Amsterdam.

Pas sfiladës së modës, Aida, e ftuar nga Akademia “Gerrit Rietveld” do të prezantojë punimet e saj në një ekspozitë, e cila do të zgjasë prej 1 deri më 5 korrik në Amsterdam

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *