Home / Sport / Nis të djelën në Afrikën e Jugut ‘Kupa e Konfederatave’

Nis të djelën në Afrikën e Jugut ‘Kupa e Konfederatave’

Ditën e dielë do të nisë Kupa e Konfederatave, një turne që cdo 4 vjet i paraprin kampionatit botëror. Në Afrikën e Jugut, favorit shihet Brazili, por edhe dy skuadrat evropiane, Spanja e Italia.

Do të startojë të dielën Kupa e Konfederatave, kompeticioni që i paraprin Botërorit të vitit 2010 dhe që zhvillohet në të njëjtin vend, Afrikën e Jugut. Ndeshja e parë do të jetë pikërisht ajo mes vendasve dhe Irakut, skuadrës kampione të Azisë, që do të luhet në orën 16. Më tej, Spanja do të presë Zelandën e re, ndërsa dita e hënë do të rezervojë dy sfida, ato mes Brazilit dhe Egjiptit dhe si edhe përballjen Itali-Shtetet e Bashkuara. Pas fitoreve të fundit në eleminatoret e Botërorit, Brazili i Dungës ka filluar të shihet si ekipi favorit për të fituar këtë turne, që zgjat vetëm dy javë. Ndeshja e parë e brazilianëve do të jetë ndaj kampionëve të Afrikës, Egjiptit, një sfidë që pavarësisht se parashikohet e lehtë, në fushë pritet të jetë ndryshe. Faraonët do të shpresojnë në lodhjen e skuadrës së Dungës, sidomos pas kampionateve rraskapitës në Evropë. Brazili është fituesja në fuqi e këtij kompeticioni, pasi mundi në finalen e vitit 2005 në Gjermani Argjentinën. Këtë herë, për Dungën do të mungojë Ronaldinjo që është jashtë forme si edhe mesfushori i Mançesterit Anderson dhe mbrojtësi i Çelsit Aleks, të dy të dëmtuar. Gjithsesi, me lojtarë si Kaka, Pato, Robinjo apo Luis Fabiano, skuadra braziliane mbetet ende e frikshme.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *