Home / Lajme / Botë / OBSH shpalli pandemi të gripit

OBSH shpalli pandemi të gripit

OBSH në kumtesë thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave kundër gripit dhe ka shprehur bindje se firmat do të punojnë për sigurimin e sasive sa më të mëdha të vaksinave për pandeminë gjatë mujave të ardhshme

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) i ka njoftuar shtetet anëtare për vendimin për të shpallur pandemi të gripit të ri, transmetuan agjencitë botërore.
Ky hap sot është ndërmarrë pas shqyrtimit të situatës së keqësuar në SHBA, Evropë, Australi, Amerikën Jugore dhe në vende të tjera, ku numri i të infektuarve rritet nga dita në ditë.

Në informacionin e dërguar deri tek anëtaret e organizatës, OBSH-ja kumton se ka marrë vendim që ta rrisë nivelin e alarmimit të zgjerimit të sëmundjes nga niveli i pestë në nivelin më të lartë, në të gjashtin, që do të thotë fillim i pandemisë së gripit të ri.

“Kjo fazë e re e pandemisë në planin global mund të karakterizohet si mesatarisht serioze”, thuhet në kumtesën e OBSH-së.

Në të Organizata u bën thirrje shteteve të mos i mbyllin kufinjtë dhe që të mos i kufizojnë udhëtimet dhe tregtinë.

Drejtori i përgjithshëmi OBSH-së Margaret Çan ka deklaruar se me vendimin e publikuar për sot “OBSH kalon prej përgjigjes urgjente në afatgjate” të zgjerimit të gripit të ri të tipit A, i shkaktuar nga virusi H1N1.

“Virusi nuk mund të pengohet. Kemi vendosur të kalojmë nga faza e pestë në fazën e gjashtë”, tha Çan dhe shtoi se pandemia është mesatare.

OBSH në kumtesë thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave kundër gripit dhe ka shprehur bindje se firmat do të punojnë për sigurimin e sasive sa më të mëdha të vaksinave për pandeminë gjatë mujave të ardhshme.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 74 shtete në botë kanë njoftuar për 27.737 raste të të sëmurëve nga gripi i ri, prej të cilëve 141 kanë përfunduar me epilog të vdekjes.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *