Home / Lajme / Maqedoni / Opera Rita në skenën e Tetovës

Opera Rita në skenën e Tetovës

“Rina e Donizetit sjehll një temë të lehtë muzikore, shumë të kapshme për publikun.Përmbajtja e operës flet për një martesë dhe ngatëresë në të, një grua maltreton bashkëshortin –Gasparo, derisa një ditë e braktis dhe ikën, me idenë që është zhdukur përgjithmonë.Martohet kryeprotagonistja me Bepen dhe pas shumë vitesh kthehet edhe Gasparo, kështu që aleanca e dy këngëtarëvce është se si të shpetojnë dhe të ikin nga Rita.I ngelet në dorë bashkëshortit të dytë I cili ishte mësuar nga jeta që gabimet nuk përsëriten dhe arriti ta menaxhojë me ritën”, tha Xhemaili në pres konferencën e sotme

Urim Hasipi
Tetovë, 8 qershor-Opera komike në një akt “Rita” nesër në mbrëmje zbarkon në skenën e qendrës kulturore në Tetovë me fillim në ora 20.00.Kjo operë është vënë në skenë nga shoqata Acapella nga Tetova, ndërsa përfaqësuesi I kësaj shoqate Arifhikmet Xhemaili, është shprehur se kjo është një sfidë për krijimin e institucionit paralel si është opera kamertale.Sipas Xhemailit shqiptarët në institucionet kulturore janë shumë pak të përfaqësuara.Kjo operë është finansuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.“Rina e Donizetit sjehll një temë të lehtë muzikore, shumë të kapshme për publikun.Përmbajtja e operës flet për një martesë dhe ngatëresë në të, një grua maltreton bashkëshortin –Gasparo, derisa një ditë e braktis dhe ikën, me idenë që është zhdukur përgjithmonë.Martohet kryeprotagonistja me Bepen dhe pas shumë vitesh kthehet edhe Gasparo, kështu që aleanca e dy këngëtarëvce është se si të shpetojnë dhe të ikin nga Rita.I ngelet në dorë bashkëshortit të dytë I cili ishte mësuar nga jeta që gabimet nuk përsëriten dhe arriti ta menaxhojë me ritën”, tha Xhemaili në pres konferencën e sotme.
Rolin e Ritës e luan sopranoja Donika Ukshini, ndërsa Ernest Ibraimovski në rolin e Gasparit janë shprehur të kënaqur për rolin dhe bashkëpunimin me shoqatës acapella.Këtë mendim e ka edhe Riad Ymeri I cili në operë luan rolin e Beppe-së ndërsa është tenor.Rregjisori bullgar Rumenko Nikov tha se ëshstë një bashkëpunim I mirëfilltë dhe ka folur në superlativ për ekipin I cili punoi në këtë operë e cila sipas tij vlen të vizitohet dhe të shiqohet pasi që ka një temë aktuale.
Në operë bahskëpunojnë edhe studentët e USHT –së nga akademia e Muzikës.Besian Mehmeti tha para gazetarëve se kjo operë tregon për kuadrin shqiptar në sferën e muzikës klasike dhe për këtë është më se e nevojshme ndërtimi I institucioneve paralele.Për shfaqjen organizatorët u shprehën se bahskërisht janë duke zhvilluar prova që tre javë ndërsa përgatitjet individuale kanë filluar që para shtatë muajsh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *