Home / Sport / Pato nuk largohet, Ronaldinjo premton shpërthimin

Pato nuk largohet, Ronaldinjo premton shpërthimin

Aleksandre Pato nuk do të largohet nga skuadra e Milanit. Këtë fakt e bën të ditur vetë presidenti Silvio Berluskoni duke hedhur poshtë zërat e fundit në mediat italiane dhe angleze që e shihnin brazilianin tek skuadra e Çelsit.

“Pato nuk do të largohet nga Milani. Ai do të jetë pasardhësi më i mirë i Rikardo Kakasë”, deklaron Berluskoni.

Ndërkohë, optimist për të ardhmen e Milanit shprehet edhe braziliani tjetër, Ronaldinjo. Fituesi i “Topit të Artë 2006” premton se këtë sezon do të shpërthejë në Serinë A.

“Do të rikthehem në formën time më të mirë për të ndihmuar Milanin dhe për t’u rikthyer në kombëtare. Besoj se këtë sezon do të shpërthej, dhe skudeto do të jetë objektivi ynë kryesor”, premton Ronaldinjo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *