Home / Lajme / Maqedoni / PDSH i kundërpërgjigjet Gruevskit.Mohon koalicionin me LSDM

PDSH i kundërpërgjigjet Gruevskit.Mohon koalicionin me LSDM

:.“Publikisht e pyesim kryeministrin e Maqedonisë z. Gruevski, se si ndjehet në koalicion me komandantin e UÇK-së Ali Ahmeti, si si ndjehet me komandantët tjerë që i ka në qeveri, duke mos përjashtuar edhe grupet kriminele të cilat janë brenda BDI-së, ndërsa Gruevski po bashkëpunon shumë mirë me ta.Cila është perspektiva të cilën e ofron kjo qeveri së bashku me komandantin Ali Ahmeti dhe ku e çon kjo politikë këtë shtet?.Jo vetëm anëtarët e VMRO-DPMNE-së, por të gjithë qytetarët janë shumë të interesuar që të dinë diçka më shumë për bashkëpunimin e Gruevskit me komandantin Ahmeti”, theksoi zëdhënësi Imeri

Urim Hasipi

Tetovë, 8 qershor-Partia Demokratike Shqiptare të hënën ka hedhur poshtë deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski se është në koalicion joformal me LSDM-në.Zëdhënësi I PDSH-së Adriatik Imeri gjatë një komunikimi me media ka apeluar deri te Gruevski që më mirë është të komentojë këtë gjendje reale, se sa atë se më kë bashkëpunon PDSH-ja dhe lideri i saj Thaçi, që megjithatë është virtuale dhe hipotetike.
“Disa herë lideri i VMRo-DPMNE-së dhe njëkohësisht kryeministri i Maqedonisë z. Gruevski, deklaron se kush me kë do të jetë në opozitë, apo në koalicion, kush me kë bashkëpunon etj. Më mirë, z. Gruevski është që të komentojë për situatën reale në vend, më mirë është që ai të komentojë për situatën aktuale në vend, e cila siç duket më së tepërmi i intereson opinionit”, deklaroi Imeri në pres konferencën e së hënës në Tetovë.Imeri ka pyetur publikisht Gruevskin se si ndjehet në koalicion me komandatin Ahmeti dhe komandantët tjerë.“Publikisht e pyesim kryeministrin e Maqedonisë z. Gruevski, se si ndjehet në koalicion me komandantin e UÇK-së Ali Ahmeti, si si ndjehet me komandantët tjerë që i ka në qeveri, duke mos përjashtuar edhe grupet kriminele të cilat janë brenda BDI-së, ndërsa Gruevski po bashkëpunon shumë mirë me ta.Cila është perspektiva të cilën e ofron kjo qeveri së bashku me komandantin Ali Ahmeti dhe ku e çon kjo politikë këtë shtet?.Jo vetëm anëtarët e VMRO-DPMNE-së, por të gjithë qytetarët janë shumë të interesuar që të dinë diçka më shumë për bashkëpunimin e Gruevskit me komandantin Ahmeti”, theksoi zëdhënësi Imeri, i cili pyeti sërish publikisht Gruevskin se pse ai me ekipin e tij publikisht e mbështeti fuqimisht Komandantin e Brugadës 112, për kryetar komune, kuadër i BDI-së, Hazbi Likën. A mos ishte ky edhe vullneti i anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, tha Imeri

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *