Home / Sport / Penalizimi per Realin e Madridit: 30 milion euro

Penalizimi per Realin e Madridit: 30 milion euro

Reali i Madridit rezikon te paguaje demshperblim prej 30 milion eurove nese nuk transferon Kristiano Ronaldon ne “Santiago Bernabeu”.E gjithe kjo vjen si pasoje e nje mareveshje te para nje viti, sipas te ciles Reali do te bleje sherbimet e Ronaldos per 85 milion euro.

Nje klauzole u fiksua veren e kaluar: nese Real Madrid nuk do ta marre Kristiano Ronaldon pas nje viti, atehere penalizimi eshte 30 milion euro. Nderkohe qe Manacester Junajtid kishte kishte percaktuar cmimin e ketij operacioni: 85 milion euro. Gjithcka behet e ditur nga media britanike. Shifra astronomike e transferimit te Kristiano Ronaldos, ka tronditur enderren e Florentino Perez, por terheqja eshte nje “zjarr” tjeter qe e djeg. Eshte klauzola e percaktuar ne paktin e arritur veren e vitit 2008. Vete presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez dhe drejtori sportive, kane beret e ditur pak dite me pare se nuk dinin asgje per kete pakt dhe aq me pak per klauzolen. Nderkohe qe operacioni per transferimin tani te Kristiano Ronaldos i kushton Realit te Madridit, 120 milion euro. I ndare: 85 milion euro qe shkojne ne financat e Mancester Junajtid, 8 milion komision agjentit te mesfushorit portugez dhe 12 milion euro ne vit si page per numrin “7” te djajeve te kuq. Per Florentino Perezin dilema eshte: te heq dore nga investimi prej 120 milion euro per te marre Kristiano Ronaldon, nderkohe qe klauzola e kujton se duhet te paguaje penalizimin prej 30 milion euro. Juristet e klubit madrilène po punojne qe te gjejne nje shteg-daljeje nga ky labirinth kercenues. Kur zbulohet klauzola penalizuese ne operacionin-Kristiano Ronaldo, vjen dhe konfirmimi qe mungonte: pakti i arritur veren e kaluar ekziston. E pohon zevendespresidenti ende ne detyre, Fernando Tapia. “Po… kjo klauzole ekziston, por nuk eshte per fajin tone. Imazhi qe ka krijuar Kristiano Ronaldo si nje nga futbollistet me te mire ne bote, kushtezoi klauzolen ne ate pakt, qe arriten veren e vitit te kaluar”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *