Home / Sport / Për Shkëndijën Liga e Parë – ëndër e parealizuar!

Për Shkëndijën Liga e Parë – ëndër e parealizuar!

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disafatë të lartë 3:0 nga Pelisteri, në ndeshjen e balotazhit për hyrje në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. “Kuq e zinjtë” gjatë 90-të minutave nuk arritën në asnjë moment të jenë më të mirë se kundërshtari dhe në fund me meritë u mposhtën bindshëm.

Edhe përkundër vetëbesimit të tepruar dhe paralajmërimeve optimiste të kryesisë së Klubit të futbollit Shkëndija, në ndeshjen e balotazhit me Pelisterin, fatkeqësisht ndodhi ajo që më së paku duhej të ndodhë, por që duke vlerësuar situatën në klub ishte e pashmangshme. Sa do që të na vjen keq dhe të vuajmë për rastin e humbur, duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se Shkëndija ishte inferiore kundër Pelisterit. Skuadra nga Manastiri gjatë gjithë takimit kishte 7-të rivënie këndore, Shkëndija asnjë, Pelisteri disa herë u kanos dhe mundej të gjejë rrjetën, Shkëndija gjatë gjithë takimit pati vetëm një goditje në kuadrin e portës kundërshtare dhe cka është më e rëndësishmja, e për ne tragjike Pelisteri shënoi 3 gola, që ishin më se të mjaftueshëm për të vazhduar të jenë me plotë meritë antarë të elitës së futbollit vendor.
Shkëndija humbi!Lëshoi rastin të rrikthehet në Ligën e Parë!Tani cka?Cka më tutje?Ku ishte gabimi?Ku u humb rasti që Shkëndija të ngjitet në Ligën e Parë?Ndeshja me Pelisterin ishte vetëm stacioni i fundit i trenit që kishte hyrë në një rrugë pa rrugë, në një drejtim të panjohur, labirinth që ende nuk mundet t’ia gjejmë fundin.
Deri sa u humb mundësia e fundit për hyrje në elitë, shumë raste të tilla u humbën paraprakisht. Futbollistët kundër Pelisterit luajtën me maksimumin e forcave të veta dhe në fund rezultati ishte 3:0 për kundërshtarin. Lojës së Shkëndijës i mungonte Halimi, i mungonte Beqiri dhe shumë futbollist të tjerë që është dashur të sillen në skuadër. Afati kalimtar dimëror u paralajmërua me transferime bombastike, ndërsa u mbyll me vetëm “katër përforcime”. Dardan Miftari deri diku edhe arsyetoi rastin e dhënë, por cka mund të themi për Haris Fakiqin dhe Spasovskin të cilin mund ta quajmë si përforcim për rezervë që asnjëherë nuk iu dha rasti të tregojë cka din, por që objetivisht edhe nuk mundej të dhurojë asgjë, pasi që në Shkëndijë erdhi pas 6 muajve pauzë për shkak të lëndimit. Todorovski???Storie në vete! Vetëm të shënojmë që nëse mirë analizojmë, pikërisht ky futbollist eliminoi Shknëdijën nga gjysmëfinalja e Kupës së Maqedonisë.
Moskualifikimi në Ligën e Parë na dhemb shumë dhe sado që tentojmë të qetësohemi, vetëvetiu na lindin shumë pyetje. Pse nuk e fituam Sllogën dhe Teteksin?Pse humbëm nga Lokomotiva?A nuk mundim të marrim tre pikë në Miravci?Pse lejuam që të largojmë një futbollist të kalibrit të Ilami Halimit për shkak të mosdisiplinës, ndërsa vetë kryesia është ajo që duhet të mbajë disiplinën para se ajo të eskalojë situatën.
Për të shkruar dhe për të analizuar ka shumë dhe atë sigurisht se do ta bëjmë në ditët e ardhëshme,mirëpo një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe kryesia, pasi që ata gabuan më shumë….

Sa i përket ndeshjes ajo në fillim ishte e barabartë. Shkëndija goditjen e parë e mori që në minutat e para, kur kapiteni Erhan Selimi pësoi lëndim serioz dhe u desh që të largohet nga loja. Pelisteri kishte kanosjen e parë, ndërsa në anën tjetër Ertan Hasan pas depërtimit të bukur gjuajti fortë mbi portë. Deri në fund të pjesës së parë iniciativa ishte në anën e Pelisterit, të cilët krijuan disa mundësi të mirë, mirëpo portieri i “kuq e zinjëve” Dardan Miftari me disa mbrojtje të mira shpëtoi rrjetën e tij.
Në pjesën e dytë Shkëndija hyri më e motivuar dhe vazhdimisht sulmonte dhe në momentet kur shpresohej në kapitulim të kundërshtarit, gol ra në anën e kundërt. Ish futbollisti i Shkëndijës Rutevski, i cili në dimër u largua nga skuadra si “futbollsit i panevojshëm” goditi fort nga gjuajtja e lirë, Miftari mbrojti për një cast, ndërsa Gllavevski i papenguar shënoi për epërsi të Pelisterit. Shkëndija nisi nga qendra për të barazuar, ndërsa Pelisteri shënoi edhe një gol. Kaluan katër minuta nga goli i parë, më saktësisht minuta e 68-të kur mbrojtja e Shkëndijës ishte në gjum, ndërsa Gllavevski shënon për 2:0. Në minutën e 80-të Presillski harkon nga këndi, ndërsa Dimitrovski me kokë shënon për 3:0 dhe për varrosjen e ëndrës “kuq e zi” për kulifikim në Ligën e Parë.

Në ndeshjen tjetër të balotazhit Metalurgu ka arritur të ruajë pozitën e vet në Ligën e Parë duke shënuar fitore të lartë 5:1 përballë Bregallnicës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *