Home / Sport / Perez shpallet president i Realit

Perez shpallet president i Realit

Ka filluar edhe zyrtarisht epoka e re e Galaktikëve, pasi që Florentino Perez është shpallur president i pakontestueshëm i Real Madridit.

“Bordi i zgjedhjeve dëshiron të njoftojë se sipas Pikës 2 të Paragrafit E të Artikullit 40 të Statutit të klubit, duke qenë se vetëm një kandidaturë është bërë, Florentino Perez është shpallur president i Real Madridit”.

Perez në mesditën e të hënës, së bashku me bordin e tij të drejtorëve do të vendoset në zyrat presidenciale në Santiago Bernabeu, ndërsa “AS” njofton se hapi i parë i presidentit të ri do të jetë caktimi i Jorge Valdanos si drejtor të ri sportiv, ndërsa të martën pritet ta caktojë Manuel Pellegrinin si trajnerin e ri të Mbretërve duke e zëvendësuar Juande Ramosin.

Ndërsa gjatë kësaj jave pritet ta prezantojë superyllin brazilian Ricardo Kaka si transferin e parë të epokës së dytë të Galaktikëve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *