Home / Sport / Podolski: Zemra më rrah për Këlnin

Podolski: Zemra më rrah për Këlnin

Futbollisti 24-vjeçar i kombëtares së Gjermanisë, Lukas Podolski, me padurim ka pritur të largohet nga Bajerni i Munihut dhe të rikthehet aty ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në Këln. Ditë më parë kjo skuadër ka emëruar në krye të skuadrës kroatin Zvonimir Soldo, pasi trajneri i deritashëm, Kristof Daum kaloi në radhët e Fenerbahçes.

“Sa ishte Klinsmani në drejtim të Bajernit më thoshte se kurrë nuk do të më jepet mundësia për të luajtur përkrah dyshes Klose-Toni. Më mirë do të ishte sikur do të më jepte një flakareshë, se sa që më thoshte një gjë të tillë”, ka rikujtuar Podolski ditët e tij të vështira në Bajern, duke shtuar: “Me padurim pres të filloj stërvitjet tek Këlni. Aty rrah zemra ime për futbollin. Në këtë klub ndjehem si në shtëpinë time dhe nuk është aspak e pamundur që pikërisht në këtë klub ta mbyll karrierën. Gjithçka këtu është e përkryer dhe kjo është shtëpia ime e futbollit”. Edicionin e kaluar skuadra e Këlnit e përfundoi në pozitën e 12-të.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *