Home / Sport / Portugali- Shqipëri, kombëtaria vazhdon përgatitjet

Portugali- Shqipëri, kombëtaria vazhdon përgatitjet

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Portugalisë. Futbollistët duken të vendosur për t’i dhuruar trajnerit Kuzhe një debutim të suksesshëm, ndërsa deklarojnë se mund të bëjnë edhe surprizën.

Lojtarët e kombëtares besojnë te një rezultat surprizë në ndeshjen e së shtunës kundër Portugalisë, një nga ekipet më të forta të Evropës. Ardhja e trajnerit të ri Josip Kuzhe, por edhe dëshira e futbollistëve për të treguar vlerat e tyre, duket se i kanë dhënë një shkundje ambientit kuqezi, duke bërë që edhe motivimi të jetë tepër i lartë. Kombëtarja ka hyrë kështu në ditën e katërt të përgatitjeve, ndonëse grupi i lojtarëve nuk ka qenë i plotë.
Ndërkohë, një nga rikthimet e Kuzhesë në ekipin kombëtar është edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili nuk u thirr më nga Ari Han që prej ndeshjes me Hungarinë në muajin tetor të vitit të shkuar.
Takimi mes Shqipërisë dhe Portugalisë do të zhvillohet të shtunën në orën 20.45 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa”. Ajo është ndeshja e shtatë për kombëtaren shqiptare në eleminatoret e Botërorit 2010, por e para për trajnerin Josip Kuzhe.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *