Home / Sport / Premier Liga angleze përcakton kalendarin

Premier Liga angleze përcakton kalendarin

Kampioni i ri i Anglisë, Manchester United, në hapje të kampionatit të ri me 15 gusht, para adhuruesve të vet pret skuadrën e Birmingham, të cilët u rikthyen në elitën e futbollit. Në hapje të kampionatit veçojmë kryendeshjen ndërmjet Tottenhamit e Liverpoolit. Në start Arsenali i shkon Evertonit, ndërsa Chelsea ka punë më të lehtë përballë Hull City që mezi shpëtoi në elitë.

Premier Liga angleze pritet ta nisë sezonin 2009/2010 më datë 15 gusht. Federata angleze ka përcaktuar kalendarin, të cilin e ka publikuar të gjithin në faqen e saj zyrtare në internet. Kampionët e Mançester Junaited do të presin Birmingamin në javën e parë.

Liverpuli do të luajë në transfertën e Totenhem Hotspurit. Çelsi do të presë Hull Sitin, ndërsa Arsenali do të luajë në fushën e Evertonit.

Më poshtë do të paraqesim përballjet e javës së parë të Premier Ligës, kampionatit të fortë të planetit.

Aston Villa – Wigan Athletic
Blackburn Rovers – Manchester City
Bolton Wanderers – Sunderland
Chelsea – Hull City
Everton – Arsenal
Manchester United – Birmingham City
Portsmouth – Fulham
Stoke City – Burnley
Tottenham Hotspur – Liverpool
Wolverhampton Wanderers – West Ham United

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *