Home / Lajme / Maqedoni / Prtestat gjithpopullore te marten ne ora 17.00 ne Shkup

Prtestat gjithpopullore te marten ne ora 17.00 ne Shkup

Iniciatorit i kësaj proteste Hysni Shaqiri madje tha se protestat nuk janë orientuar kundër asnjë populli në Maqedoni, kundër asnjë bashkësie etnike, por kanë për qëllim vetëm zgjidhjen e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve

Nesër me fillim në ora 17 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup nën moton “Barazi të plotë kombëtare për shqiptarët” do të zhvillohet protesta e organizuar nga BDK-ja e Hysni Shaqirit dhe e mbështetur edhe nga PPD-ja, BDSH-ja, Lëvizja Kombëtare Shqiptare për Iliridën” Shoqata e ish të burgosurve politik dhe studentët e dy universiteteve, atij të Tetovës dhe Europës Juglindore. Përmes kësaj proteste organizatorët dëshirojnë të sensibilizojnë opinionin e gjerë në vend për situatën politike dhe statusin e shqiptarëve në këtë vend. Iniciatorit i kësaj proteste Hysni Shaqiri madje tha se protestat nuk janë orientuar kundër asnjë populli në Maqedoni, kundër asnjë bashkësie etnike, por kanë për qëllim vetëm zgjidhjen e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve.
“Organizimi deri tash ka rrjedhë jashtëzakonisht mirë, protestat kanë has në një mbështetje të madhe nga tash për tash sipas interesimit që kanë treguar gjithë qytetarët shqiptarë, shoqatat të ndryshme dhe parti politike. Kemi një mbështetje masovike, por është me rëndësi ta ceki mbështetjen e dy Universiteteve, USHT-së dhe UEJL-së, që për herë të parë një protestë kombëtare e mbështesin dy Universitete”, tha Hysni Shaqiri, kryetar I BDK-së.
Shaqiri, u bën thirrje gjithë shqiptarëve pa dallim përcaktimit të tyre partiak, që t’i bashkëngjiten protestës së nesërme, sepse sipas tij, është koha dhe momenti kur duhet ngritur zëri ndaj diskriminimit që u bëhet shqiptarëve.
“Ne i tërasim gjithë shqiptarët që të dalin në protesta se është interesi kombëtarë. T’i lëmë ngjyrat partiake, t’i ëamë interesat e ngushta sepse është një moment historik, që tashë duhet të ngremë zërin për të gjitha padrejtësitë dhe diskriminimi që i bëhet nga institucionet shtetërore popullit shqiptarë dhe në këtë drejtim duhet të kontribuojnë të gjitha shtresat e popullatës”, shtoi Hysni Shaqiri.
Në vijë të njëjtë me Shaqirin është edhe Ardian Aliu, përfaqësues i Unionit të studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Ardian Aliu.
“Apelojmë te të gjithë qytetarët e Maqedonisë të marrin pjesë ditën e nesërme dhe të demonstrojnë para botës një pjekuri të lartë qytetare. Është në të mirë të vetë Maqedonisë të dilet në protestë dhe t’i thuhet jo padrejtësive që ndodhin në vend. Pjesëmarrja masovike e ditës së nesërme do të paraqesë një hap drejtë demokratizimit të këtij vendi dhe stabilizimit të tij drejtë integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe kultivimit të tolerancës ndëretnike” theksoi, Ardian Aliu, përfaqësues i Unionit të studentëve të UEJL-së.
Shaqiri tha se kjo iniciativë nuk do të ndalet këtu.

Ai paralajmëroi se protesta të këtilla do të organizohen edhe në të ardhmen deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *