Home / Sport / Qerimaj, medalje ari dhe argjendi në Lojrat Mesdhetare

Qerimaj, medalje ari dhe argjendi në Lojrat Mesdhetare

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj fitoi sot një medalje ari dhe një medalje argjendi në Lojrat Mesdhetare “Peskara 2009”.

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj fitoi sot një medalje ari dhe një medalje argjendi në Lojrat Mesdhetare “Peskara 2009”.
Qerimaj konkurroi në peshën 77 kg, ku arriti të ngrinte 156 kg në stilin e shkëputjes, duke fituar medalje ari dhe duke thyer rekordin e Lojrave Mesdhetare.
Në stilin e shtytjes Qerimaj fitoi medalje argjendi, pasi ngriti 193 kg, po aq sa peshëngritësi egjiptian Abdelbaki, i cili doli i pari pasi kishte peshë trupore më të vogël.
Me këtë rezultat peshëngritja konfirmohet si sporti më i sukseshëm shqiptar, ku deri tani në këto Lojra Mesdhetare ka fituar 2 medalje ari dhe tre argjendi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *