Home / Sport / Rajkard trajner i ri i Galatasarajit

Rajkard trajner i ri i Galatasarajit

Frank Rijkaard është emëruar trajner i ri i Galatasaray në vend të Bulent Korkmaz, ka njoftuar klubi turk të premten. Holandezi ka qenë pa angazhim prej përfundimit të aventurës pesëvjeçare në drejtimin e Barcelonës në verën e vitit të kaluar

Rijkaard do të ketë mundësinë të udhëheqë gjigantin turk që kaloi një sezon dëshpërues. Galatasaray arriti të përfundojë në pozitën e pestë në kampionatin turk dhe do të shpresojë në më tepër sukses me Rijkaardin.

Klubi po ashtu do të kërkojë periudhë të stabilitetit pasi Korkmaz udhëhoqi ekipin për vetëm tre muaj. Ish kapiteni i Galatasaray ishte emëruar në detyrën e trajnerit në muajin shkurt në vend të Michael Skibbe, i cili ishte shkarkuar pas një serie të rezultateve dëshpëruese.

Korkmaz kishte kontratë deri në fund të sezonit 2009-2010. Galatasaray, kampion i Kupës UEFA më 2000, është 17 herë kampion i Turqisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *