Home / Sport / Real prezanton Pellegrinin

Real prezanton Pellegrinin

Real Madrid e ka emëruar Manuel Pellegrinin në postin e trajnerit, si zëvendësim të Juande Ramos. Pellegrini është trajneri i tetë i gjigantit madrilen në pesë vjetët e fundit, ndërsa kaloi pesë vjet në Villarreal.

Kiliani 55 vjeç, ishte trajneri me shërbimin më të gjatë në La Liga, ku erdhi nga Argjentina pas drejtimit të San Lorenzos dhe River Plates. Real i pagoi Villarrealit një shumë prej 4 milionë eurosh në kompensim për shërbimet e Pellegrinit, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare në Santiago Bernabeu.

“Është vështirë t’i shpjegoj emocionet dhe krenarinë që ndjej pasi jam emëruar trajner i klubit më të madh në botë. Kur kam filluar karrierën 23 vjet më parë, e kam ditur se do të përfundoj në Real Madrid. Është ëndërr e cila më është realizuar. Ndihem me fat që jam zgjedhur në këtë detyrë”, tha Pellegrini në konferencë për shtyp.

Pellegrini kishte nënshkruar kontratë të re dyvjeçare në Villarreal në dhjetor 2007, por Real arriti ta angazhojë pas përfundimit të sezonit dëshpërues. Reali u mposht nga Barcelona në garë për titull në La Liga, ndërsa u eliminua nga Liverpool në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *