Home / Sport / Reali blen edhe Viljën

Reali blen edhe Viljën

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Valencinë për kalimin e reprezentuesit spanjoll David Vila për rreth 40 milionë euro në klubin madrilen, shkruan në numrin e sotëm gazeta spanjolle “Marka”, duke iu referuar burimeve brenda Realit dhe Valencisë.

Reali i Madridit ka arritur të sigurojë marrëveshje me skuadrën e Valensias për të marrë reprezentuesin spanjoll David Vilja edhe atë për afër 40 milion euro. Sipas gazetës spanjolle Marka, “mbretërve” dhe Valensia nuk iu ngutet që të bëjnë zyrtare këtë marrëveshje deri në pastrimin e të gjitha detajeve rreth transferimit të këtij futbollisti. Kështu Vilja, duhet të bëhet futbollisti i tretë i cili këtë verë përforcon skuadrën mbretërore, pasi që para tij firmosën Kaka (67.2 milion euro) dhe Kristiano Ronaldo (94 milion euro). Golashënuesi më i mirë nga “Euro 2008”, sezonin e kaluar në kampionatin spanjoll shënoi 28 gola, ndërsa Valencia është e detyruar që ta shes pasi që gjendja e saj financiare nuk është e mirë për shkak të krizës globale.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *