Home / Sport / Reali, borxh deri n’fyt

Reali, borxh deri n’fyt

Real Madrid i ka marrë borxh 150 milionë euro, për transferimin e Leite kaka e Cristiano Ronaldo. Ishin bankat spanjolle Banco Santander e Caja Madrid, ato që i dhanë hua klubit madrilen, i cili për brazilianin ia pagoi Milanit 67 milionë euro, kurse për portugezin i derdhi në kasën e Manchester United, 94 milionë.

Real Madrid është duke bërë revolucion në blerjen e futbollistëve, por klubi madrilen nuk e ka ‘bahçen me lule’, siç mendojnë të gjithë. Blerjet e Leite Kaka e Cristiano Ronaldo, i kanë kushtuar klubit mbretëror 161 milionë euro.

Por, shtrohet pyetja ku i ka marrë ato para presidenti i sapozgjedhur, apo i rikthyeri në klub Florentino Perez? Kjo pyetje ka përgjigje: Perez i ka bërë këto dy blerje stratosferike falë parave që i ka marrë borxh në bankat e Spanjës.

Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo, Real Madrid i ka marrë hua 150 milionë euro, për t’i transferuar yjet, Kaka nga Milan e Ronaldo nga Manchester United. E përditshmja spanjolle ia ka dalë ta nxjerrë këtë shumë nga dy bankat në të cilat ka marrë borxh Reali: Banco Santander e Caja Madrid.

Si garanci të huas së marrë, Real ka dhënë të drejtat televizive, të cilat parasheh t’ia shesë grupit Mediapro.

Gjithnjë sipas El Mundo, është e sigurt se nënkampioni spanjoll i ka marrë hua 76 milionë euro nga banka Caja Madrid. Deri tash, Real i ka bërë dy blerje: për 67 milionë euro i ka siguruar shërbimet e Kaka nga Milan, ndërsa për 94 milionë e ka rrëmbyer Cristiano Ronaldon nga Manchester United.

Këto nuk ishin blerjet e vetme të jashtëzakonshme të Perez. Sepse, presidenti i Real në vitin 2001 e kishte transferuar nga Juventus futbollistin francez Zinedine Zidane për hiç më pak se 73 milionë euro.

Gjatë fushatës paraelektorale, Florentino Perez kishte deklaruar se ka në dispozicion 250 milionë euro, për t’i shpenzuar gjatë kësaj vere, për blerjen e disa yjeve të futbollit. Ai i ka shpenzuar 150 milionë euro, ndërsa i ka në dispozicion edhe 100 sish, të cilat me siguri do t’i marrë hua nga bankat. Zlatan Ibrahimoviç e David Villa, janë objektivët e radhës të klubit madrilen.

Figo: Shpenzimet e Real, te turpshme

Florentino Perez vazhdon te jete ne qender te kritikave pas dy blerjeve te bujshme menjehere sapo mori presidencen e Real Madrid. Kete here eshte nje ish lojtar “merengues” qe kritikon politiken e kreut te klubit madrilen.
Luis Figo e cileson si nje veprim te pavend shpenzimin e 160 milione eurove per te marre ne “Bernabeu” dy yjet e futbollit boteror.

“Ne kete kohe krize, shifra qe shpenzoi Reali eshte e turpshme”, deklaron ish interisti ne nje interviste per gazeten “AS”. Ne vijim, ai ka folur edhe per ceshtjen me te nxehte te momentit, Zlatan Ibrahimovic.

“Gjate viteve te fundit eshte rritur shume si lojtar. Ne fund gjithesecili duhet ta zgjedhe vete rrugen qe mendon”, thekson portugezi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *