Home / Sport / Reali i Madridit mbyll dyert për Ibrahimovic-in

Reali i Madridit mbyll dyert për Ibrahimovic-in

Ibrahimovic mund të qëndrojë tek Interi edhe për sezonin e ardhshëm. Reali i Madridit i ka mbyllur dyert sulmuesit suedez dhe asnjë klub tjetër nuk është gati të shpenzojë shifra të mëdha për të marrë atë.

Reali i Madridit i ka mbyllur derën sulmuesit të Interit Zllatan Ibrahimoviç, që duket se do të qëndrojë në San Siro edhe për vitin e ardhshëm. Horge Valdano, një nga dirigjentët kryesorë të Realit ka deklaruar se pas marrjes së Kakasë dhe Kristiano Ronaldos, skuadra madrilene nuk po kërkon asnjë lojtar tjetër, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë fjalët e thëna nga menaxheri i suedezit se klienti i tij kërkohet në Madrid. “Forlan dhe Ibra është thënë sikur do të vijnë tek ne, por nuk do të vijë as njëri e as tjetri. Kemi 2-3 alternativa për këtë rol, por nuk është as interisti dhe as sulmuesi i Atletikos”, tha Valdano. I njëjti diskutim edhe për Frenk Riberi, që sipas argjentinasit kushton shumë. Në kushte të tilla, por edhe duke parë edhe dëshirën e presidentit Morati apo të vetë trajnerit Hoze Murinjo, Ibrahimoviç mund të qëndrojë tek Interi. Në gjurmët e tij vazhdon të jetë edhe Barcelona, megjithatë presidenti Joan Laporta nuk ka ndërmend të derdhë shuma të çmendura. Zllatan Ibrahimoviç ka edhe 3 vjet kontratë me Interin dhe është një nga lojtarët më të paguar në botë, por dëshira për të fituar Champions League, ka bërë që ai të kërkojë një aventurë tjetër, jashtë Italisë. Ndërkohë, po në merkato, Interi duket se do të blejë brazilianin Ederson për sezonin e ardhshëm. Mesfushori me tipare sulmuese i Lionit pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër dhe sipas menaxherit të tij Antonio Kaliendo, ky klub e ka ndjekur edhe 3 vjet më parë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *