Home / Sport / Reali tani synon Ronaldon

Reali tani synon Ronaldon

Pasi i ka siguruar shërbimet e Leite Kaka, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk e ka ndërmend të ndalet. I sapoemëruari në krye të klubit madrilen i ka siguruar tifozët e Real Madridit se mesfushori brazilian është vetëm ‘gjuajtja’ e tij e parë në rilindjen e klubit Blanco.

Objektiv i tij i dytë është mesfushori i Manchester United, Cristiano Ronaldo. “Tash do të bëj gjithçka, derisa Cristiano Ronaldo të vijë këtu. Do ta plotësoj dëshirën e tifozëve, të cilët dëshirojnë ta shohin një skuadër të madhe. Mund të them se po punojmë për këtë. Përmenden shumë emra, por do të punojmë me kujdes. Disa vlerësohen më shume se sa vlejnë, por ne nuk do të paguajmë shuma që nuk korrespondojnë me vlerën reale të futbollistit”, tha Perez.

Objektiv i tij është që ta arrijë Barcelonën dhe ta rrëmbejë kryesimin botëror. “Objektiv i Real Madrid është që t’ia transmetojë botës vlerën e madridizmit. Në vitin tim të katërt të presidencës e patëm fituar vetëm një Superkupë, por për shtypin ajo skuadër zhvillonte lojën më të mirë në histori të klubit. Mund të humben finalet, por nuk mund ta humbasësh pozitën tënde në panoramën botërore”, përfundoi Perez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *