Home / Sport / Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Maqedonia qëndrojnë në vend

Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Maqedonia qëndrojnë në vend

Kombetarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicionin e saj ne renditjen e FIFA-s per muajin maj, duke qendruar ne vendin e 92-te ne kuoten e 400 pikeve. Edhe Maqedonia nuk ka shënuarlëvizje në krahasim me një muaj më parë dhe me 515 pikë mban pozitën e 64.

Përfaqësuesja e Maqedonisë, mban pozitën e njëjtë në radhitjen më të re të FIFA-s. Maqedonia, me 515 pikë u ndal në pozitën e 64-të, për shkak, në muajin maj nuk zhvilloi asnjë ndeshje miqësore ose kualifikuese. Kombëtarja e Shqipërisë, poashtu nuk shënoi asnjë lëvizje në listën e FIFA, dhe u ndal në pozitën e 92-të me 400 pikë. Sa i përket kombëtareve të tjera të cilat janë në grupin e njëjtë kualifikues me Maqedoninë për Botërorin në Afrikën e Jugut, Holanda u ndal në pozitën e dytë para Gjermanisë, Skocia mbetet në pozitën e 22-të, Norvegjia u ndal në pozitën e 47-të, ndërsa Islanda mban pozitën e njëjtë, të 92-të, së bashku me Shqipërinë.
Ndryshime ka patur ne krye te renditjes boterore te FIFA-s. Kombetarja spanjolle, kampionia e Europes ka ruajtur vendin e pare me 1761 pike, nderkohe qe Holanda dhe Gjermania kane nderruar vendet, portokallinjte jane ngjitur ne vendin e 2 ndersa ekipi gjerman ka zbritur ne te tretin.
Eshte ngjitur nje shkalle me lart edhe skuadra kampione e botes, Italia duke u renditur e katerta, duke lene pas vetes Brazilin, Angline dhe Argjentinen.
Në mesin e 10 kombëtareve më të mira janë edhe Kroacia, Rusia dhe Franca.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *