Home / Sport / Renova të premten transferohet në Ohër

Renova të premten transferohet në Ohër

KF Renova të premten udhëton për në Ohër ku do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve, në pritje të emrit të kundërshtarit me të cilin do të ndeshen në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën Europiane. Kryesia e klubit nuk llogarit më në shërbimet e Trajcovit, Bozhijanovit dhe Pance Stojanovit, ndërsa në plan janë disa përforcime.

Renova në qendrën turistike Ohër do t’i mbushë bateritë para paraqitjes në kualifikimet për Ligën Evropiane. Gjipspunuesit para disa ditëve startuan me përgatitje në Tetovë, ndërsa me qëllim që futbollistëve tu krijohën kushte sa më të mira për punë, drejtuesit kanë vendosur që skuadrën ta transferojnë në Ohër.
Të gjithë në taborin e Renovës janë kanë besim të madh në cilësitë e skuadrës dhe presin që të paraqiten mirë në Evropë, ndërsa në kampionatin vendor përsëri do të sulmojnë pozitat më të larta në tabelë. Për këtë qëllim skuadra do të ketë nevojë për ndonjë freskim dhe burime jozyrtare konfirmojnë se futbollistët kosovarë të Milanos Gashi dhe Statvoci do të kalojnë në taborin e Xhepcishtasëve. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të konfirmohet një gjë e tillë, ndërsa e sigurtë është se nga ekipi janë larguar tre futbollistë. Vanco Trajcov, Pepi Bozhijanov dhe Pance Stojanov nuk bëjnë pjesë në planet e stafit teknik për të ardhmen dhe ata kanë dokumente të lira për ndrim të mjedisit.
Renova emrin e kundërshtarit për xhiron e parë ne Kupën Evropiane do ta mësojë më 22 qershor kur edhe do të hidhet shorti.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *